Pavarësisht kohëve të vështira covidiane që po jetojmë, gjithmonë jeta prevalon mbi gjithçka.

Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e infektuar me COVID-19, e cila gjatë ditës së djeshme solli në jetë djalin e saj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”.

Përmes një videoje të postuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook, e reja foli lidhur me momentet e vështira që kaloi me virusin dhe lindjen e cila u realizuar me sukses.

“Mezi merrja frymë, pastaj vajta në spital me ambulancë te Shefqet Ndroqi erdhi ekipi i maternitetit dhe me operauan atje, i falënderoj të gjithë mjekët e maternitetit “Koco Glozheni” dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” që më shërbyen.’. u shpreh ajo.

Kryeministri Rama, shkruan se Noeli dhe Manuela ia kanë dalë për mrekulli të kalojnë sfidën më të vështirë të jetës, në përballje me COVID-19 dhe sot janë gati të kthehen në shtëpi.

Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e spitalit Obsetrik Gjinekologjik “ Koço Glozheni”.

Ajo u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi “në gjendje jo të mirë që më datë 9 mars. Duke qenë se situata klinike po rëndohej dhe jeta e të dyve po rrezikohej u mundësua lindja e fëmijës në sallat operatore të spitalit “Shefqet Ndroqi".