E infektuar me COVID-19, Rudina Hajdari tregon gjendjen shëndetësore: Ditë të vështira

E infektuar me COVID-19, Rudina Hajdari tregon gjendjen shëndetësore: Ditë të vështira

Deputetja Rudina Hajdari

TIRANË- Tre ditë më parë deputetja Rudina Hajdari rezultoi pozitive me koronavirus, ndërkohë sot në llogarinë e saj në Facebook shkruan se ditët e para kanë qenë të vështira, ndërsa nga dje nuk ka pasur shqetësime.

Gjithashtu Rudina Hajdari falenderon mbështetësit për mesazhet e urimit dhe zbulon se është kuruar me vitaminë C dhe vitaminë D sipas këshillave që ka marrë nga mjekët.

Postimi i poltë i Rudina Hajdarit

Të dashur miq, Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse.

Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19. Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit.

Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve. Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie.

Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t'iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.

Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht. Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të