Një plagosje në zonën e Yzberishtit në kryeqytet ndodhi këtë të shtunë dhe policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen, ku burime brenda saj thonë se shkak i këtij konflikti që çoi në dhunimin dhe plagosjen e 21-vjeçarit është një kallëzim i bërë prej tij.
Në një komunikatë për mediat, policia e Tiranës këtë të shtunë bëri të ditur se, O.Dh 21-vjeç, ishte goditur me thikë dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën nga 22-vjeçari Kid Koshena, tashmë i arrestuar nga Policia dhe që dyshohet se është mik i Emiljano Shullazit.
Por ky konflikt nuk ka rezultuar të jetë i pari mes dy personave, pasi një i tillë kishte ndodhur edhe më parë kur Kid Koshena dhe Klajdi Gjeçi, kishin dhunuar 21-vjeçarin, për një borxh të pakthyer.
Gjeçi njihet si mik i Shullazit ndërkohë që pas ngjarjes Kid Koshena arriti ti shpëtonte policisë, ndonëse nga konflikti mbeti i plagosur.
Përpara grupit hetimor, i riu i plagosur ka thënë se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë pasi ai iu kishte borxh dy personave një vlerë të caktuar monetare, të cilat nuk kishte pasur mundësi që tua kthente.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com