'E kam gjetur me ish-in', Sara rrëfen se si e tradhëtoi i fejuari: Ndenja 12 ditë në shtrat e vetëm…

'E kam gjetur me ish-in', Sara rrëfen se si e tradhëtoi i fejuari: Ndenja 12 ditë në shtrat e vetëm…

Sara dhe Endrik kanë patur një lidhje me njëri-tjetrin përpara disa vitesh. 9 vite pas përfundimit të këtij raporti, dyshja është përplasur për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”.

Historia e importuar brenda në format për shkak të rrethanave të ndarjes dhe sqarimeve të çiftit brenda Shtëpisë, ka bërë që Vëllai i Madh t’u japë hapësirë të qartësojnë historinë e tyre para publikut. Të vendosur në dy dhoma të ndryshme, çifti kanë hedhur dritë mbi të shkuarën e tyre që na ka lënë konfuz të gjithëve.

Ndërsa, Sara pretendonte se çifti kanë qenë te fejuar, Endriku theksoi se nuk ka pasur një fejesë zyrtare, megjithëse ka pasur prezantime familjare.

Ledioni: Doja të flisnim pak në lidhje me raportin që ti ke patur me Endrikun.

Sara: Mendova mos kishe ndonjë surprizë, më ngrive zemrën (Qesh).

Ledioni: Më trego pak për lidhjen që keni patur. Di që keni qenë të fejuar. Ka qenë një marrëdhënie që nuk mbaroi mirë.

Sara: Si fillim dua t’i kërkoj ndjesë bashkëshortes së tij aktuale, sepse mendoj se është shumë e vështirë për atë vajzë që ta dëgjoj këtë. Dua të cek që Endrikut ja kërkova vetë kontaktin e parë. Kemi bërë një bisedë që të qetësohet situata. Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi.

Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë.

Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë dhe në të njëjtën kohë i hodha vetë e para dorezën e bardhë këtu, e para për veten time, por dhe për familjen time që të mos përjetojë të njëjtin siklet. Kam qenë e tensionuar, sepse nuk e dija nëse do të vinte apo jo. Ju nuk e keni idenë se çfarë ndjesirash përjteoj unë kur Bardhi dhe Endriku bisedojnë së bashku. Nuk dua të lëndoj asnjë palë. Ai ka martesën e dytë në mos gaboj. Endriku ka një fëmijë, gjë që e vlerësoj jashtë mase shumë.

Ledioni: E ke menduar ndonjëherë situatën që mund të përballeshit të dy?

Sara: Unë e kam ndarë këtë detaj kur i kërkova Endrikut të kishim kontaktin e parë këtu. Unë nuk e dija se çfarë njeriu e kishte bërë Endrikun. Sepse nuk janë pak, 9 vite. Nuk kemi pasur asnjë kontakt që nga momentin kur më ka dhënë dorën këtu brenda. Nuk e dija si do ishte reagimi këtu brenda, sepse nuk e dija si e kishte bërë jeta. Pavarësisht gjithçka, shoh që familja e ka bërë Endrikun një djalë shumë të respektuar, sepse i dha i pari dorën Bardhit dhe ngriti dorën katër herë që dasma të bëhej mes meje dhe Bardhit. Jam shumë e lumtur që nuk është më njeriu që ka qenë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 12/02/2024 09:10

    Po nuk di me bo emisjon tjeter ky topi vetem bodallalleqe e pslleqe bashke emisjon qe i dale lezeti na jeni bere te bezdisur nuk shikoheni fare.ca kerkon topi suksesin e luizit ta shikoj ne endrra.

    Përgjigju
  • Iris: 12/02/2024 03:56

    12 dite ne krevat me 40 grade temperature?! Kur degjon xhevahire te tilla,nuk habitem qe te la i fejuari,ka zgjedhur dike qe ka me shume inteligjence!

    Përgjigju
    • Miki: 13/02/2024 10:25

      O Zote da e Trashe eshte kjo Femer ????veq tju hidhet Burrave ne Qafe din,thua eshte ne Bordelle

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb