'E kam në mendje formacionin, mos nënvlerësojmë Moldavinë', Sylvinho: Sadiku është simbol i Kombëtares, kemi 7 finale

'E kam në mendje formacionin, mos nënvlerësojmë Moldavinë', Sylvinho: Sadiku është simbol i Kombëtares, kemi 7 finale

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër me Moldavinë në 20:45 për Euro 2024, e vlefshme për grupin E. Në "Air Albania", trajneri Sylvinho kërkon përqëndrim në fushë, teksa foli para medieve në konferencën zyrtare para ndeshjes.

"Grumbullimi me Poloninë ka qenë i gjatë, edhe ky këtë herë ka pasur vështirësi. Lojtarët kanë ardhur në data të ndryshme dhe nuk i kemi pasur lojtarët. Kemi 7-8 ditë me të gjithë lojtarët. Është puna jonë që t'i menaxhojmë lojtarët në fushën e lojës. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre në fushë. Duhet puna jonë që ata të japin më të mirën. Kombëtare sulmuese? Kemi shtatë finale para. Jemi të karikuar siç thamë. Nesër stadiumi do jetë me ne dhe do jetë një ndihmë e madhe. Nesër ekipi duhet të luajë dhe të jetë i ekuilibruar, të sulmojmë, të mbrojmë, të luftojmë dhe të propozojmë lojën tonë. Na duhet shpirt, dëshirë dhe grintë para tifozëve tanë. Kam mësuar se stadiumi do jetë plot dhe kjo është ndihmë e madhe për ne", tha fillimisht trajneri.

Mënyra e lojës dhe mbrojtja e mirë si ekip, këto u cekën nga braziliani.

"Mendje e qartë kundër një kundërshtari më të dobët? Niveli i përqëndrimit është dhe kjo ka rëndësi. Nuk duhet t'i shohim skuadrat kundërshtare si janë, ne kemi nivelin tonë të përqëndrimit. Të sulmojmë dhe mbrohemi mirë. Përqëndrimi duhet të jetë njësoj si me Moldavinë dhe çdo kundërshtar tjetër. Ata kanë lojtarë të mirë. Të karikuar dhe gati kundër tyre. Nuk ka ekipe të vogla. Shtatë finalet tona nisin nesër. Moldavia ka dy barazime. Dilemat për formacionin? Jam i bindur për ata që do hedh në fushë", tha trajneri.

Për Sylvinhon, Sadiku është simbol i ekipit.

"Sadiku, çfarë na jep pas tre vitesh mungesë? Ai është i rëndësishëm dhe me eksperiencë për ne. Është lojtar që punon shumë në zonë. Duam ndihmën e tij edhe ai është i mirë për të shënuar. Unë fola me të dhe ai nëse merr disa minuta, nuk ka rëndësi sa, mund të na ndihmojë. Është simbol i këtij ekipi dhe e shqetëson rivalin. Kemi dy ndeshje për të zhvilluar", tha braziliani.

Trajneri foli edhe për rikthimet në grupin e tij pas dëmtimeve.

"Lojtarët që mungonin në ndeshjen e parë duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës. Kemi punuar me ta për të fiksuar konceptet dhe mënyrën sesi duam që të luajnë. Ata janë në dijeni sesi duam të luajnë. Kemi lojtarë të rinj, na kthehen Ismajli dhe Gjimshiti. Më pëlqen shumë mënyra sesi Muçi lëviz mes linjave dhe mënyra e tij e lojës", tha trajneri.

I pyetur për "ekipin e tij", Sylvinho tha se nesër në fushë do jetë një ekip luftarak.

"Nesër Shqipëria e Sylvinhos? Do shohim kuqezinjtë e Shqipërisë, me shpirt që del në fushë për të fituar. Përpara ekipit që unë dua të krijoj, është ekipi i Shqipërisë që dua të shoh. Dua një ekip me 100 kilometra në orë. Ndeshje vendimtare? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, nuk kemi kohë për të menduar. Lojtarët e dinë sesa e rëndësishme është ndeshja. Për portierin vendos nesër se cili do luajë. Lojtarët kanë mbaruar kampionatin në kohë të ndryshme, disa me pushime dhe kjo është sfida që na duhet t'i bëjmë bashkë", tha trajneri.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Nesër ndeshja me Moldavinë, Sylvinho: Armando Sadiku simboli i ekipit, kemi 7 finale! Hysaj: Ndihem më mirë në të djathtë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel