Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër më 17 qershor në "Air Albania" me Moldavinë për grupin E të Euro 2024. Sfida merr jetë në 20:45, me kuqezinjtë që kërkojnë tri pikët për të shkuar më pas pas tri ditësh (20 qershor) në transfertë me Ishujt Faroe me moralin e lartë. Me zero pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grup, tanët e nisën keq me humbjen 1-0 kundër Polonisë.
Përpara ndeshjes për mediet folën kapiteni Elseid Hysaj dhe trajneri Sylvinho. Kapiteni shkodran kërkon përqëndrim në fushë dhe zbatim të kërkesave të trajnerit për tri pikë. Mbrojtësi i djathtë thotë se tanimë e kuptojnë më shumë trajnerin edhe në anën mbrojtëse. Në stadium nesër priten më shumë se 17 mijë tifozë.
"Moldavia ka një skuadër të mirë, ata kanë treguar se kanë kualitet. Nuk duhet të nxitohemi, ndeshja zgjat 90 minuta. Të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi përgatitur. Roli? E di që jam më mirë djathtas, e kam më të thjeshtë të luaj me këmbën e djathtë. Më ka ecur mirë edhe majtas, mund ta bëj, pasi ashtu do trajneri. Por ndihem më mirë djathtas", tha mes të tjerash Hysaj.
Pas Hysajt, trajneri Sylvinho tha se moldavët kanë një skuadër fizike dhe të fortë. Fjalë të mira nga braziliani edhe për Sadikun dhe Muçin.
"Kemi shtatë finale para. Jemi të karikuar siç thamë. Nesër stadiumi do jetë me ne dhe do jetë një ndihmë e madhe. Nesër ekipi duhet të luajë dhe të jetë e ekuilibruar, të sulmojmë, të mbrojmë, të luftojmë dhe të propozojmë lojën tonë. Sadiku është i rëndësishëm dhe me eksperiencë për ne. Është lojtar që punon shumë në zonë. Duam ndihmën e tij edhe ai është i mirë për të shënuar. Unë fola me të dhe ai nëse merr disa minuta, nuk ka rëndësi sa, mund të na ndihmojë. Është simbol i këtij ekipi dhe e shqetëson rivalin. Kemi dy ndeshje për të zhvilluar", tha trajneri.
Nesër në 20:45 Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Moldavinë në "Air Albania", sfidë që vlen për grupin E të Euro 2024. Kapiteni Elseid Hysaj foli para ndeshjes, duke thënë se kemi një ekip të fortë.
“Strategjia për të zgjidhur sa më shpejt ndeshjen? Moldavia ka një skuadër të mirë, ata kanë treguar se kanë kualitet. Nuk duhet të nxitohemi, ndeshja zgjat 90 minuta. Të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi përgatitur. Roli? E di që jam më mirë djathtas, e kam më të thjeshtë të luaj me këmbën e djathtë. Më ka ecur mirë edhe majtas, mund ta bëj, pasi ashtu do trajneri. Por ndihem më mirë djathtas", tha Hysaj fillimisht.
Më pas shkodrani foli edhe për trajnerin Sylvinho dhe mentalitetin në ekip, teksa nuk e fshehu dëshirën për një kualifikim.
"Çfarë ka ndryshuar në mentalitet? Nuk ka ndeshje të lehta. E kemi pësuar më parë nga ndeshje të tilla, e dinë të gjithë se nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të jemi të përqendruar. Të futemi në fushë me bindjen që jemi lojtarë të mirë dhe që mund të luajmë bukur. Të mos ndikohemi nga nxitimi për të fituar. Pritshmëritë janë të larta, edhe unë dua të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Jemi një skuadër kompakte, jemi një grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, unë mendoj se do të kemi rezultat të mirë ndaj Moldavisë. Trajneri? Po e kuptojmë më shumë, me kalimin e kohës po mësojmë stilin dhe taktikat që kërkon trajneri”, përfundoi mbrojtësi shkodran i Lazios.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër me Moldavinë në 20:45 për Euro 2024, e vlefshme për grupin E. Në "Air Albania", trajneri Sylvinho kërkon përqëndrim në fushë, teksa foli para medieve në konferencën zyrtare para ndeshjes.
"Grumbullimi me Poloninë ka qenë i gjatë, edhe ky këtë herë ka pasur vështirësi. Lojtarët kanë ardhur në data të ndryshme dhe nuk i kemi pasur lojtarët. Kemi 7-8 ditë me të gjithë lojtarët. Është puna jonë që t'i menaxhojmë lojtarët në fushën e lojës. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre në fushë. Duhet puna jonë që ata të japin më të mirën. Kombëtare sulmuese? Kemi shtatë finale para. Jemi të karikuar siç thamë. Nesër stadiumi do jetë me ne dhe do jetë një ndihmë e madhe. Nesër ekipi duhet të luajë dhe të jetë i ekuilibruar, të sulmojmë, të mbrojmë, të luftojmë dhe të propozojmë lojën tonë. Na duhet shpirt, dëshirë dhe grintë para tifozëve tanë. Kam mësuar se stadiumi do jetë plot dhe kjo është ndihmë e madhe për ne", tha fillimisht trajneri.
Mënyra e lojës dhe mbrojtja e mirë si ekip, këto u cekën nga braziliani.
"Mendje e qartë kundër një kundërshtari më të dobët? Niveli i përqëndrimit është dhe kjo ka rëndësi. Nuk duhet t'i shohim skuadrat kundërshtare si janë, ne kemi nivelin tonë të përqëndrimit. Të sulmojmë dhe mbrohemi mirë. Përqëndrimi duhet të jetë njësoj si me Moldavinë dhe çdo kundërshtar tjetër. Ata kanë lojtarë të mirë. Të karikuar dhe gati kundër tyre. Nuk ka ekipe të vogla. Shtatë finalet tona nisin nesër. Moldavia ka dy barazime. Dilemat për formacionin? Jam i bindur për ata që do hedh në fushë", tha trajneri.
Për Sylvinhon, Sadiku është simbol i ekipit.
"Sadiku, çfarë na jep pas tre vitesh mungesë? Ai është i rëndësishëm dhe me eksperiencë për ne. Është lojtar që punon shumë në zonë. Duam ndihmën e tij edhe ai është i mirë për të shënuar. Unë fola me të dhe ai nëse merr disa minuta, nuk ka rëndësi sa, mund të na ndihmojë. Është simbol i këtij ekipi dhe e shqetëson rivalin. Kemi dy ndeshje për të zhvilluar", tha braziliani.
Trajneri foli edhe për rikthimet në grupin e tij pas dëmtimeve.
"Lojtarët që mungonin në ndeshjen e parë duhet të mësohen me mënyrën tonë të punës. Kemi punuar me ta për të fiksuar konceptet dhe mënyrën sesi duam që të luajnë. Ata janë në dijeni sesi duam të luajnë. Kemi lojtarë të rinj, na kthehen Ismajli dhe Gjimshiti. Më pëlqen shumë mënyra sesi Muçi lëviz mes linjave dhe mënyra e tij e lojës", tha trajneri.
I pyetur për "ekipin e tij", Sylvinho tha se nesër në fushë do jetë një ekip luftarak.
"Nesër Shqipëria e Sylvinhos? Do shohim kuqezinjtë e Shqipërisë, me shpirt që del në fushë për të fituar. Përpara ekipit që unë dua të krijoj, është ekipi i Shqipërisë që dua të shoh. Dua një ekip me 100 kilometra në orë. Ndeshje vendimtare? Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, nuk kemi kohë për të menduar. Lojtarët e dinë sesa e rëndësishme është ndeshja. Për portierin vendos nesër se cili do luajë. Lojtarët kanë mbaruar kampionatin në kohë të ndryshme, disa me pushime dhe kjo është sfida që na duhet t'i bëjmë bashkë", tha trajneri.