Hakan Calhanoglu "i ka lënë stafetën" Kristjan Asllanit dhe e ka zgjedhur si pasardhësin e tij te Interi. Në një bisedë për Gazzetta dello Sport turku ka thënë se ka besim te aftësitë e Asllanit dhe e sheh si vëllanë e vogël.
“Asllani si pasardhës? Duhet t’ia dalë. Për mua është si një vëlla i vogël. Po e ndihmoj dhe duhet të them se ai më dëgjon shumë. Ka padyshim cilësi të ndryshme, por duhet të përmirësohet dhe është i pari që e di këtë.
Edhe për faktin se nëse luan te Interi, duhet të tregosh gjithmonë diçka. Ai po mëson dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar. Jam i bindur se pas meje, do të jetë i rëndësishëm”, tregoi Calhanoglu.
Duket se turku i ka lënë stafetën "luanit" shqiptar, me Asllanin që në minutat e këtij sezoni ka treguar cilësi.