Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie

Tirane- Një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u mor në pyetje në SPAK për 5 orë nga prokurori Ols Dado, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot (28 dhjetor) zyrtarisht se ka nisur një hetim për 4 vepra penale, por se çështja është regjistruar ende pa një emrin e një personi nën hetim. Kjo do të thotë, se kryebashkiaku u thirr në SPAK si person që ka dijeni rreth çështjes në hetim dhe ndaj tij nuk ka një akuzë.

Indicie për këtë hetim, sipas SPAK, është bërë kallëzimi i një personi të vetëidentifikuar si Nesti Angoni, i njëjti të cilin Veliaj e quajti një person anonim që nuk ekziston në asnjë regjistër të gjendjes civile. Veliaj e quajti këtë një kurth me letra anonime dhe sipas burimeve nga SPAK u kërkoi hetuesve ta thërrasin për deklarim edhe kallëzuesin anonim.  

 “Eshtë një kurth i sajuar. Kam qenë bashkëpunues” tha ai dje në këshillin bashkiak

Hetimet pa autor, thotë SPAK – fillimisht nisën për veprën e korrupsionit pasiv të të zgjedhurve vendor, siç është depozituar kallëzimi, por nga provat e grumbulluara më tej – thekson prokuroria e posaçme - u arrit në konkluzionin se ka të dhëna që lidhen edhe me 3 vepra të tjera penale, korrupsion aktiv i të zgjedhurve vendorë, pastrim parash dhe fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.

Kryebashkiaku mësohet se gjatë 5 orëve në SPAK, është pyetur edhe një për fluturim në vitin 2004. Pra, denoncuesi anonim i ka kërkuar SPAK-ut të gjurmojë, pasi sipas tij Veliaj ka qenë me një person tjetër në të njëjtin avion. Pikëpyetja që natyrshëm ngrihet, është se si e ka gjetur ky anonim inekzistent aksesin për të gërmuar në regjistrat e Aviacionit Civil dhe të gjejë një informacion kaq konfidencial se në avion me Veliajn 20 vite më parë ka qenë dhe një person tjetër, biznesmen, kur sistemi TIMS as nuk ka ekzistuar në atë kohë. Kush është burimi i “kallëzuesit anonim shumë të informuar” që ka gjetur një dokument jo publik nga lista e Aviacionit Civil.

Të enjten e 26 dhjetorit 2024, ishte hera e dytë që Veliaj paraqitej në SPAK. Ndërkohë më 30 prill 2024, qëndroi më shumë se 7 orë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në fillim të këtij muaji, me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në zyrat e disa kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut, të cilës iu sekuestrua dhe celulari. Kontrolle pati dhe në banesat e vëllait të Veliaj, të cilit po ashtu iu sekuestrua telefoni, ndërsa Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e të dyve, kundër kontrolleve të ushtruara

Opozita e linçon emrin e Veliajt me inceneratorin, apo me çështjen e famshme 5D të disa ish-drejtorëve të tij të akuzuar për korrupsion, por të dyja dosjet tashmë janë në rrugën e gjykimit, dhe kryebashkiaku nuk është i pandehur.

4 vepra penale për të cilat nisi hetim paraprak
- Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal 
-Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245  i Kodit Penal 
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal
-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Njoftimi i plote i SPAK

Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojme: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale:“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 27/12/2024 19:03

    Ernest Angonin e keni ne Shkodër

    Përgjigju
  • Nesti: 27/12/2024 18:07

    Nuk lejon partia anonime. As Rama.

    Përgjigju
  • tini: 27/12/2024 17:02

    asnje vote me per PS E PD,,JANE TE DY BAJLOZE TE VJEDHJEVE E KRIMIT,,,JEPJANI VOTEN PARTIVE TE REJA,,....QOERRIT...

    Përgjigju
  • Tjeter gje: 27/12/2024 16:01

    Pse nuk hetohet fakti qe te gjitha pallatet e reja marrin energjine nga vetem nje kabine elektrike e nje pallati ekzistues, kur e kane ne ligj qe cdo pallat duhet te kete kabinen elektrike me vehte? Shikoni rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane, mbas hotel Mondiali, ku kane bere 5 pallate te reja dhe energjine e marrin tek nje kabine elektrike e ndertuar qe ne vitet 1980. Jane kater transformatore brenda nje kabine qe larg qofte, po shpertheu, iken i gjithe pallati. Pallatet jane ndertuar nga vellezerit Kalo nga Gramshi qe kane lidhje me nje nga drejtoret e Bashkise Tirane qe jane arrestuar. Padyshim qe ketu jane te perlyer Bashkia, oshee etj.

    Përgjigju
  • Goni: 27/12/2024 15:29

    Po dihet kush ja dha ... kundershtarja ti e din te gjithe

    Përgjigju
    • Tiku: 27/12/2024 22:32

      Po sikur u zbulua lexuam. Ishte femër Neslinda Ballgoni quhej

  • Kasem Rasa: 27/12/2024 15:14

    Po si ka mundēsi qē sali bajga nuk futet nē burg me njē thes me krime , vjedhje , e shum flliqsira tē pa numērta qē ka bēr ? Kurse Erjon Veliaj po ka bēr vjedhje dhe lali tē shkoi te 7 penxheret. Por kjo ēshtē e pa falshme qē bastardi wc sali bajga ri i lir.

    Përgjigju
  • Rumani.E: 27/12/2024 14:48

    Hahahahahaha Maks Etemi i Belindes.Tani fillon loja o zdroms

    Përgjigju
  • Denis: 27/12/2024 14:06

    E turpshme që po i vonohen prangat, kur vjedhjet, krimet e rryshfetet e tij dhe familjarëve janë kaq flagrante.

    Përgjigju
    • Fation: 27/12/2024 16:33

      Popo, duhet arrestuar se ka ndryshuar tiranen, asnje turist i huaj nuk shkelte ne tirane ne kohen e sali kriminelit, tani tirana pelqehet nga te gjithe, dhe pse pelqehet? sepse e ndryshoji Erion Veliaj, por te gjithe vjedhin, kjo dihet, edhe ti po te jesh kryebashkiak nuk do vjedhesh? ne gjithe boten vidhet, por te pakten Veliaj edhe vodhi por edhe beri pune ne tirane, kjo eshte e verteta qe u djeg te gjitheve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave