TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta i cilëson si të çmendur ekspertët e Komisionit të Venecias që hartuan draftin që e kapi me shkelje për dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kreu i shtetit shqiptar, në të njëjtën linjë me gruan, kryetare të LSI-së sot në Report Tv, tha se 'Venecia' i tejkaloi kompetencat, pasi termi 'tejkalim kompetencash' nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë dhe se është i shqetësuar për integritetin e komisionit të Venecias. "I vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias, pasi mendoj që kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin. Komisioni i Venecias tejkaloi kompetencat. Në kushtetutën e Shqipërisë nuk ekziston termi tejkalim kompetencash" tha ai.
Ilir Meta në fillim të shtatorit deklaroi se nëse Komisioni i Venecias thotë se ka shkelur Kushtetutën do të japë dorëheqjen, por tashmë që drafti doli dhe e kapi me shkelje, kreu i shtetit thotë se 'Venecia' është çmendur. "Në qoftë se çmendet Venecia, nuk kam ndërmend...! Unë kam thënë në qoftë se thotë shkelje dhe më bind po, kam thënë, dhe më bind. Në qoftë se nuk më bind? Respekti nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë. Respekti, ruhet gjithmonë . Në qoftë se Venecia vendos të çmendet, le të çmendet Venecia, unë nuk do çmenden të lë Shqipërinë në kaos. Venecia të më thotë nenin që kam shkelur unë.
Të më thotë a ka institucion tjetër në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që mund të caktojë datën e zgjedhjeve? Kaq! Dhe e dyta, a ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar vendimin apo dekretin e Presidentit për 30 qershorin?Këto të dyja. Kaq!Këtu mbaron gjithë historia. Për aq kohë sa ata do jenë serioz do i pranoj. Unë Kushtetutën e lexoj vetë, i kam sytë në ballë. Në qoftë se do të marrë një Kushtetutë këtu dhe më trego se kë nen të Kushtetutës kam shkelur. Deri më 24 korrik 2022 jam këtu zoti Fevziu, dhe sa herë të kemi mundësi të bëjmë intervista, të ndjekim zhvillimet" tha ai.
Shumica shprehet e vendosur për të vijuar me komisionin hetimor për shkarkimin e tij, por Meta thotë se vetëm 82 deputetë janë legjitimë dhe të tjerët jo, duke 'harruar' deklaratat e mëparshme se legjislativi aktual është legjitim, madje e njohu duke shkuar edhe në komisionin e posaçëm që përbëhet nga deputetë që tani thotë se nuk i njeh. "Tani nuk po iu jap përgjigje nëse Parlamenti çmendet, sepse nuk është se s’ka pasur edhe momente të tilla. Por duhet të jeni të qartë që dhe në rast se Parlamenti e ka këtë dëshirë, nuk është thjeshtë vetëm te Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Referohuni deklaratës sime në Pogradec, sepse ju mendoni ndonjëherë se kur ngre tonin humbas kontrollin, por nuk është kështu. Dua thjesht të thyej ndonjë herë monotoninë. Unë ju thashë që 82 vota janë legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës. Kaq! Në qoftëse me 82 vota legjitime mjafton gjykimi i Presidentit të Republikës, le ta bëjnë kur të duan. Por tjetra, keni parasysh që unë jam betuar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo do të thotë që unë jo vetëm që do sillem si President i Republikës së Shqipërisë, por në fund fare dhe si Presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo shqipfolësve" tha ai.
Por a e ka menduar ndonjëherë Presidenti shpërndarjen e parlamentit? "Unë do bëj çdo gjë që vendi të normalizohet sa më shpejt, siç e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë do të sillem gjithmonë si President i Republikës së Shqipërisë, si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet i propagandës".
Por a mund të çmendet Presidenti, si mund ta kuptojmë dhe cfarë duhet të bëjmë atëherë? Për këtë Ilir Meta e ka një përgjigje? "Presidenti edhe mund të çmendet, edhe për çështjen e dekreteve themi që Presidenti u çmend. Që do të thotë që çdo gjë ishte në rregull, dekreti i parë ishte në rregull, opozita ishte regjistruar në zgjedhje, çdo gjë po ecte mirë.
Dhe vjen një moment që Presidenti thotë, meqë mua ma jep Kushtetuta këtë kompetencë dhe nuk ka kufizim Kushtetuta, që kjo zgjidhet me ligj të veçantë, unë tani mendoj këto zgjedhje meqë është pak si nxehtë t’i shtymë për nga tetori. Mund ta bëjë dhe këtë Presidenti, por atëherë Parlamenti mblidhet dhe ngre o komision mjekësor për Presidentin, dhe thotë ky është i çmendur dhe hajt ta çojmë në çmendinë, se nuk është për këtë punë.
Ose ky po shkel Kushtetutën, dhe e tillë do të ishte, një shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse të drejtat e qytetarëve po garantoheshin dhe gjithë forcat politike po merrnin pjesë në zgjedhje, kandidatëalternativë kishte, kështu që çfarë ka ky që po bën këtë gjë! Edhe kjo çështja e tërmetit tregon mungesën e madhe të përgjegjshmërisë në raport me qytetarët, sepse unë kisha një arsye. Se çova këshilltarët e mi, mund të çoni edhe ju kamerat, por jam i sigurt që nuk do t’ju lejojnë t’i jepni kronikat pastaj, janë ende disa shtëpi në fshatrat e Korçës, të Devollit, të Kolonjës nga tërmeti që ra nëqershorku nuk është rregulluar pothuajse asgjë, ka dhe disa që janë rregulluar.
Madje, para disa ditësh më kërkuan, më thanë hajde merru ti me nese po nuk erdhe ti këtu ata nuk merren me ne. Nuk vajta se nuk doja të hapja një problem tjetër,por Presidenti ka të drejtë të shqetësohet dhe mund të mos ndodhi një gjë e tillë. Por çfarë e gjeti qeverinë se mori disa masa, se bëri disa verifikime, me institucionet përkatëse sizmiologjikenë Itali apo në Greqi, apo diku tjetër. Por jo, shyqyr që na erdhi një mundësi që ne tani të diskretitojmë Presidentin, dhe ndërkohë që hapen këto gjëra, vazhdojnë PPP-të, kalojnë andej. Vazhdojnë këto problemet e tjera, nisen banane, kapet kokainë, dorëzohet oriz" tha ai.
Kryetari i shtetit shqiptar ka sulmuar sërish hapur ndërkombëtarët duke i quajtur palaço. "Palët u përplasën, harroni ju sa policë u dëmtuan, harroni ju gishtat e asaj polices. Harruat ju Sahit Dollapin që u rra në mënyrë barbare dhe jo profesionale përpara kamerave dhe që mund të humbiste jetën sepse kishte bërë një operacion në zemër dhe presidenti i Republikës ka bërë presion që të shkojë në spital dhe pasi vajti në spital ka bërë ndërhyrje. Po të kishte ndodhur diçka tjetër do ishte tjetër histori e Shqipërisë. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Monikës që t’i mbajë iso Bashës dhe as për qejfin e ca ndërkombëtarëve që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë dhe palaço që të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëri?" përfundoi ai.
Sado te kesh vjedhur,sado i pasur te jesh o ilir meta ti ke nje fatkeqesi shum te madhe,ti nuk di te jetosh. je nje fshatar halldup nje komunist i qelbur ere
PërgjigjuEh si keni per te perfunduar ju te gjithe...
Përgjigjuik more zagar se ke zaptuar vendin dhe mban peng zhvillimin me hajduterine tende
PërgjigjuDerr i eger.....!
PërgjigjuTek te degjoja mu kujtua shprehja e famshme: Ike Mere Fizi ike, me gjitthe tespie e Tosun Bac!
PërgjigjuTi je kopja e keqe e sali berishea... ai t pakten din te genjejn, mashtrojn dhe te shpifin
PërgjigjuShkelqesi kemishen e forces e ke pak Po te jesh qytetar I lire ty do te pshurrin edhe qent e rruges Largohu se sa here qe flet me te thelle e ben gropen ku do biesh Edhe komunistet ishin me te moralshem se ti
PërgjigjuShporru qelbesire
PërgjigjuIK O ILIR META ik mor zagar se na je ngjitur neve si m mbas kepuces,,,,the qe do jepje doreheqje sapo venecia te fliste ,,,VENECIA FOLI ,,IK MOR PALACO,,IK MOR HAJDUT LEGEN...
PërgjigjuZhduku funderrine ti sje as burr jo me te jesh nje president. Shporru me turp felliqesire se na neveritesh
PërgjigjuO moniken kina ty ore kur thua ti u cmend venecia dhe ti nuk le shqiperine ne kaos.......
PërgjigjuQenie e peshtire e legenosur, nuk ka asnje virtyt qe mund ta quaj burre. Mashtrues ordiner dhe hajdut halldup. Njeri pa personalitet dhe shtylle kurrizore. Je rrezik kombetar tashme paaftesia jote mendore nuk mund te jete fassda e atdheut tim. Duhet te largohesh nga politika!
PërgjigjuO president qeke bq fare. Mos e dridh muhabetin. Kur nuk te leverdis ty nuk e do venecian.
PërgjigjuKy eshte simbol i 30 vjeteve te politikanit mashtrues.E tmerrshme çfare politikanesh te pacipe kemi.
PërgjigjuPaske vajtur në P sëmës o President...
PërgjigjuS’ke faj as ti as ujku plak SB. Fajin e ka ky popull qe nuk ua numeron ne lule te ballit. Qelbesira!
Përgjigju