Meta shantazh Ramës: Kam ruajtur dosjen e lyerjes së fasadave

Meta shantazh Ramës: Kam ruajtur dosjen e lyerjes së fasadave

Presidenti Ilir Meta ka shantazhuar dhe kërcënuar kryeministrin Edi Rama teksa ka deklaruar se ka ruajtur dosjen e lyerjes së fasadave gjatë kohës që kryeministri aktual ishte ministër i Kulturës. Pyetjes nëse ka frikë nga reforma në drejtësi apo dhe ngritja e SPAK, Meta u përgjigj:

Zero. Zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa pasur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë pasur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull.

Kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit” – tha Meta.

Edi Rama qëndroi ministër i Kulturës nga 2 tetori 1998 deri në 26 tetor 2000 dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë qëndrimit në detyrë si ministër i Kulturës, Rama punoi me Pandeli Majkon dhe Ilir Metën si kryeministra. Gjatë kësaj kohe opozita e akuzoi për tenderin e lyerjes së fasadave të kompleksit të ministrive të cilin e konsideronin korruptiv.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 04/10/2019 14:55

    do ta pranoj te mireqene akuzen ndaj edi rames.po kam nje paqartesi.ju zoti president,ne cilesine e kryeministrit,apo ckeni qene,qofte edhe si qytetar i thjeshte,pse keni fshehur nje krim te edit per rreth 20 vjet?pse nuk e keni denoncuar ne prokurori?pse nuk e shkarkuat ,te pakten?pse e nxirrni dosjen pas 20 vjetesh?ana tjeter e problemit:-nje projekt nuk miratohet ne qeveri.ku eshte krimi ketu?konkluzioni:-nese dosjen e keni patur qe atehere ,ne doren tuaj kjo eshte grabitje dokumentesh zyrtare.dosja duhet te qendronte ne arkivin e kryeministrise.nese e kani marre tani,pa lejen e titullareve perkates ,eshte vjedhje dokumentesh.perdorimi i dokumenteve te siguruara ne keto rrethana per shantazh,presion eshte shperdorim i mirefillte ,i paster i postit zyrtar,i denushem sipas ligjit.nese ligji eshte i barabarte per te gjithe,ju,z.president ,duhet te ishit ne banken e te akuzuarve.se ku te shpije mushka,ti e di,por asgje nuk justifikon deklarimin tuaj per kete dosje.perkundrazi,te ngarkon me pergjegjesi.per ta mbyllur:-nje stacion televiziv ka nje vidjo ku,me ze dhe figure,zv.kryeministri eshte regjistruar me ze dhe figure.ky nuk eshte presion,por ftese per kete person te justifikoje publikisht kete regjistrim.e ben dot ti,z.president,ta ftosh kete person para kamerave per te sqaruar opinionin publik?

    Përgjigju
  • besnik buz piçi çafaj: 04/10/2019 10:13

    O ilir floriri po çfar presjoni bën ti kur ti je i zhytur deri në fyt me mut.

    Përgjigju
  • Populli: 04/10/2019 09:15

    A tani po e kupton ti o Popull se cfar mafjozi eshte ky do ka dash derguar ne spaç me shume te tjere pas ketij horri po thuaj kush eshte ai qe do e mari stepin e pare me kembe rrëshjanas.

    Përgjigju
  • ariu: 04/10/2019 09:08

    Ik o bythqir president se as për rroje të kopshti zoologjik nuk bën.

    Përgjigju
  • Populli: 04/10/2019 07:33

    President shantazhist, cfare presidenti qenka ky?! Ke perfaqeson ky mafjoz?! Ky qenka per kokerr te burgut jo president! Hajde palaco cirku hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen