E keni pyetur ndonjëherë veten, pse
portierët e Zvicrës luajnë me syze?

E keni pyetur ndonjëherë veten, pse<br />portierët e Zvicrës luajnë me syze?
Nën diellin në Lozanë, portierët mbanin të veshura syze dielli, në momentin që po bënin ushtrimet e tyre të zakonshme si pjesë e kombëtares.

Po përse? Një kompani eksperte në prodhimin e syzeve ka nxjerrë në treg këtë lloj modeli, që shërben për të përmirësuar shikimin e sportistit dhe gjithashtu, fabrika që i prodhon garanton se ruajnë shkëlqimin e syve, i cili zbehet me kalimin e viteve. Janë prej xhami që nuk thyhet kurrë dhe vetëm 150 gram, zbulon ‘Telesport’.

Këto syze janë me bateri dhe në momente të caktuara mund të krijojnë edhe efektin “slow motion”. Jo vetëm kaq, mënyra si ndriçon topin dhe lentja e vogël që zmadhohet dhe zvogëlohet në vartësi të largësisë së topit.

Gjithashtu, syzet e quajtura “Vision Up” mund të improvizojnë lëvizjet dhe trajektoret e topit gjatë goditjes së kundërshtarit dhe t’i tregojë portierit e në çfarë ane duhet të hidhet.

Një tjetër mënyrë për të treguar se teknologjia dhe futbolli nuk mund të ndahen. Kompania japoneze që i ka prodhuar këto syze i vlerëson 500 euro.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…