E kërcënoi fqinjin me armë zjarri gjatë një sherri, në kërkim 58-vjeçari në Vlorë

E kërcënoi fqinjin me armë zjarri gjatë një sherri, në kërkim 58-vjeçari në Vlorë

Armët e sekuestruara nga policia pas kanosjes në Selenicë, Vlorë

VLORË-  Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, ku një 58-vjeçar me iniciale F.K nga fshati Karbunarë i Selenicës është shpallur në kërkim, pasi gjatë sherrit me fqinjin e tij, 68-vjeçarin me iniciale N.Xh , e kërconi me armë zjarri.

58-vjeçari, sapo ka parë mbëritjen e Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip "Benz"

Mësohet se konflikt ka ndodhur për motive të dobëta.

58-vjeçari akuzohet, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan