E kërcënonte për publikim të videos intime, Gjykata e Beratit liron 17-vjeçarin që akuzohej se shtyu 15-vjeçaren drejt vetëvrasjes

E kërcënonte për publikim të videos intime, Gjykata e Beratit  liron 17-vjeçarin që akuzohej se shtyu 15-vjeçaren drejt vetëvrasjes

Davide Kovaçiu është lënë i lirë pas 8 muajsh nga Gjykata e Beratit. Mbi 17-vjeçarin rëndonte akuza se u bë shkak i vetëhelmimit me pesticide të një 16-vjeçarje në qytetin e Beratit, Adela Çaçit, ngjarje kjo e ndodhur më 5 maj të 2019-ës.  Sipas Gjykatës së Beratit, nuk ka patur prova në celularin e 17-vjeçarit që e përfshijnë në ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një vit më parë.

Shqiptarja.com në atë kohë mësoi se në telefonin e vajzës kishte mesazhe dhe thirrje të vazhdueshme nga 16-vjeçari i cili e kërcënonte se do t'i publikonte një video kompromentuese që ai dispononte. Prindërit e vajzës kishin disi dijeni në lidhje me këto kërcënime, pasi një ditë para se të pinte lëndë helmuese, vajza u kishte treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i gjimnazit. Ndërkohë në polici ata nuk kishin bërë asnjë denoncim.

E regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, çështja penale për “shkaktimin e vetëvrasjes” në ngarkim të 17-vjeçarit Davide Kovaçi është pushuar. Kjo çështje mbërriti për kompetencë në Gjykatën e Beratit nga Gjykata e Vlorës për moskompetencë.

Davide Kovaçi akuzohej se pas kërcënimeve që i kishte bërë 15-vjeçares Adela Çaçi se do t’i publikonte foto intime, kishte shkaktuar vetëvrasjen e saj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët