Historia TRAGJIKE në Berat, 16-vjeçarja vret veten pas përndjekjes nga shoku i gjimnazit! SMS-të: Do të publikoj VIDEO

Kërcënimi me mesazhe dhe përndjekja disa ditore nga një 16-vjeçar është bërë shkak i vetëhelmimit me pesticide të një 16-vjeçarje në qytetin e Beratit dy ditë më parë.

Në gjendje të rënduar psikologjike e mitura, Adela Çaci merr aktin e vetëflijimit. Kjo gjendje e rëndë e saj nuk ishte vënë re nga familjarët, por as nga shokët e shoqet e klasës.

E mitura u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Beratit. Duke marrë shkas gjendjen e saj të rënduar, e reja u dërgua për ndihmë më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Adoleshentja  ishte  banuese në fshatin Fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz është nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K, i cili sipas policisë, tashmë është arrestuar.

 Adela Çaci  dhe D.K

Shqiptarja.com mëson se vajza nuk kishte bërë denoncim në polici. Blutë e Beratit ranë në gjurmët e 16-vjeçarit përndjekës, nga mesazhet e ruajtura në telefonin e vajzës.  Siç Shqiptarja.com mëson me burime nga policia e Beratit, në telefonin e vajzës kishte mesazhe dhe thirrje të vazhdueshme nga 16-vjeçari i cili e kërcënonte se do t'i publikonte një video kompromentuese që ai dispononte. Prindërit e vajzës kishin disi dijeni në lidhje me këto kërcënime, pasi një ditë para se të pinte lëndë helmuese, vajza u kishte treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i gjimnazit.

Nga policia, është bërë i mundur arrestimi i 16-vjeçarit menjëherë pas analizimit të celularit.

Në një prononcim për Report Tv, drejtori i shkollës Ferik Koçi, shprehet se Adela ishte një nxënëse  shembullore në mësime dhe e urtë. Ndërsa shton se personalisht ai, dhe askush nga shkolla, nuk kishin dijeni për kërcënimet që nxënësi i tyre i bënte 16-vjeçares.

Këtë të martë në mesditë mes dhimbjesh e lotësh, Adela është përcjellë për në banesën e fundit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marinela: 10/05/2019 20:49

    Sot e degjova dhe me ka ardhur shum keq, jam ndjere e tronditur. Nuk kam shum informacion si e ne c’menyre jan ber kercenimet, por shoh qe askush nuk ka pasur dijeni as prindrit dhe as drejtori i shkolles e mesuesit. Supozohet qe ne shkolle te ekzistoje te pakten nje psikologe e pse jo dy e tre qe te jene sa me prane nxenesve e sidomos adoleshenteve te cilet kalojne nje nga fazat me shperthyese te jetes. I gjithe problemi i shoqerise tone dhe problemeve qe behen shkas ne te tilla raste vetflijimi mendoj se vijne vetem nga mosfunksionimi i programeve arsimore. Edukimi ne kte vend le per te deshiruar dhe i gjithe pasqyrimi shihet ashiqare ne te tilla ndodhi. Ka shum per te folur pasi ngjarje te tilla ndodhin shum me shpesh sec behen te ditura. Duhet sa me pare te behet dicka pasi ne teori flitet shum ama praktika tregon komplet te kunderten!!! Ngushellime familjes se vajzes!!! Shpresoj te vendoset sadopak drejtesi ne menyre qe ngjarje te tilla ne pamundesi per tu perjashtuar te minimizohen sadopak.

    Përgjigju
    • etagege: 11/05/2019 13:40

      Problemi me i madhe ne keto raste eshte familja qe nuk mban after femijen dhe te krijoj nje ambient ku ka besim dhe lidhje midis pjesetareve te familjeve. Ne qofte se nena e kesaj vajze do te bente ate qe duhet te bej nje nene, te jete udherrefyese per femijen e saj, atehere vajza do ishte hapur shume kohe me pare ne lidhje me problemin qe kishte dhe akoma me mire nuk do ishte futur fare ne ate problem ne qofte se do ishte keshilluar nga dikush se si te perballet me jeten e gjimnazit dhe djemte.

  • Stela: 10/05/2019 19:55

    Se pari ngushellime familjes se vajzes. Me erdhi vertet shume keq. Mosha e adoleshences eshte shume e rrezikshme. Ne kete moshe, sa here ndeshesh me nje problem te shkon mendja tek vetvrasja, Duhet shumeeee kujdes nga familja, duhen mbajtur sa me afer adoleshentet, duhen perkrahur, shpesh here duhet mbajtur zemerimin brenda dhe nuk u duhet bere presion. Njerez! Mesojini femijet te mos kene frike nga ju prinderit, por tju tregojne cdo gje. Tregojuni mirekuptues me ta edhe kur nuk ju pelqejne veprimet e tyre. Sa per adoleshentet meshkujt shqiptare, lejne shume per te deshiruar. Skane piken e edukates dhe qytetarise...Ende si ne epoken e gurrit, nuk ngacmohet kush ka vellezer....Per mendimin tim vajzat shqiptare duhen te martohen me te huaj !!!

    Përgjigju
  • Alma: 09/05/2019 18:03

    Lum si nena per djalin qe ka rrit. O femij i ndyr. As surrat te dalin nga shpia nuk kan jo mw ta mbrojn. Po mjer ajo qe iku thok

    Përgjigju
  • koti: 08/05/2019 13:27

    Fati i familjeve me mungese meshkujsh ne shtepi,ne shoqerine shqiptare! Fatkeq,dhe i kobshem! Te gjithe jemi fajtor, ky maskara duhet bere shembull.

    Përgjigju
    • Askush: 09/05/2019 07:48

      Ca fati i familjes. Pse nuk ka vella. Po un ja heq grurrmazin. Te me prek njeri vajzat. Le mos te ken vella. Jem vet. Po thoj mjer familja kur skemi ne shtet

  • Noku: 08/05/2019 10:51

    Ere po ca beni gam gam kot.E dini qe duhanasi esht fshat i beratit apo jo.Edhe duke mare parasysh qe asgje ska ndryshuar ne ate vend ndodh e njejta gje sikurse ju ndodhte konviktoreve ne ate kohe perballe stadiumit te vjeter ngjitur me gjimnazin ne berat ishte si tip burdelli konvikti.E njejta gje ne tirane te konvikti shkolles bashkume ku perdhunoheshin nserial tgjitha gocat qe vinin nga rethet.Kjo eshte nje dukuri e trasheguar nga sistemi sllav 50 vjet ne shqiperi.Aty ka nevoje per punesim masiv te psikologeve se ndryshe keq puna.Ky zhapiku pse sja beri kto presione ndonje berataseje qe jeton ne berat?Nuk hiqen sindromat e komunizmit kaq shpejt jo atehere ka qene fleterrufeja bodeci tani esht video porno ne fejsbuk dmth mentalitet sllavi ne shqiperi.

    Përgjigju
  • ROZA: 08/05/2019 07:52

    O zot cfare brezi po rritet mjere ajo nene qe e ka rrisk ,si nga vajzat e me shume nga djemte.

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 07/05/2019 23:45

    Rrofte Berisha qe u çeli syte ...

    Përgjigju
  • shkodrani: 07/05/2019 22:39

    Prinder qendrojuni afer femijeve, jo si xhandare, por si shok e shoqe, qe femijet tju shohin si mbeshtetje per gabime qe bejne ata e qe bejme edhe ne te rriturit. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sulo: 07/05/2019 22:01

    Ngushullime famijles.

    Përgjigju
  • Sa keq: 07/05/2019 21:56

    Ngushellime familjes!Fatkeqesia me e madhe qe mund t'u ndodhe prinderve I ka ndodhur kesaj familje.Fat tragjik per nje vajze kaq te embel dhe pre e kesaj dhune psikologjike te nje te riu te semure. Djemte po rriten pa njohur caqet e tyre se ndikohen nga menyra si rriten e ambienti qe I rrethon,a thua cfare jane. Ky trimoshi e sigurte qe vetem me vajzat ka ndjere pushtet,po uroj mos perdoret ai si vajze brenda ne burg.... ????E kuptoni qe edhe te vdekur nuk po e lini rehat????

    Përgjigju
  • Pipo: 07/05/2019 20:03

    Ngushellime familjes. kemi terw faj si shoqeri qe I rrisim djemte tane si macho, qe vajzat tona nuk hapen me prinderit

    Përgjigju
  • Shkodra: 07/05/2019 18:15

    Sasht hera par qe nodh kjo gja po jo qdo femen e ka ba vetvrasje kush ka ba femnat e shqipnis me vujt me kto gjana ju q f shin babat me gjith nana ne varr

    Përgjigju
  • Labi: 07/05/2019 18:07

    Ca jan keta plera femi ore une 17 vjece kisha 3 vjet q punoja itali kisha ike Me gomone q 15 vjec na shpia mendoja Per familjen se skishim Per t ngren bule keta plera soț i kan t gjitha găti ..ore thyeheni n mes kete pler

    Përgjigju
  • Labi: 07/05/2019 18:04

    Ta tredhen si gomar legenin e vogel dhe ta varin me kok posht e ti ven flaken si miu ta shikojn shoket e tij qe bejen si ai lemerin me sy .. rrac e keqe

    Përgjigju
  • Fredi: 07/05/2019 17:52

    Ç janë këta neandërtalë primitivë qe perndjekin femra keshtu? Te kujton ata filma me manjakë. Çar fundrrinash të pazhvilluara.... sinore te perndjekësh dikë? Tragjikomike! Pu pu pu ç mentalitet shpellash osman!

    Përgjigju
    • lexuesi: 07/05/2019 23:42

      Fredi ti mos ndrysho, ... fare do mbetesh! Shko e nxirre inatin në ndonjë punë!

    • Fredi: 07/05/2019 22:28

      Po mor po!

    • Cari: 07/05/2019 20:32

      Mentalitet i Car Llazarit o.sllav Shqipefoles.sa Jeni Shtuar mo Aman.

  • Erik: 07/05/2019 17:31

    Gjynah e vogla, keqardhje per fatin e saj. Atij miut thyejani brinjet ne burg mos ta marre me veten.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 07/05/2019 18:03

      Cmi ai cilimi per vehte, Po te krijojne programe per tju treguar femijeve si te veprojne ne te tilla situata, cfare lejohet dhe cfare sduhet te behet. Pergjigja eshte edukim dhe jo hakmarrje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave