Në emisionin e “Pa gjurmë’ ka ardhur e prezantuar këtë herë historia e një dëshmie tronditëse për një ngjarje tragjike  të një shqiptari të paidentifikuar të humbur prej marsit të vitit vitit 1993 në Greqi

Flamur Leme nga fshati Çiflig i Lushnjës  është dëshmitari i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë e të mistershme të ndodhur në Fshatin Volos, të Greqisë në studion e emisionit “Pa gjurmë”  të shqiptarit, të humbur identiteti i të cilit ende sot nuk dihet nga familjarët dhe askush për mënyrën sesi ai ishte vrarë dhe më pas i kishin djegur fytyrën, për ta varrosur më pas në një kasolle të fshatit Volos, në Greqi.

“Në mars të vitit 1993  kryetari i komunës më njoftoi, se unë isha shqiptari i parë që kisha vajtur në atë fshat se kanë vrarë një shqiptar dhe ia kishin djegur fytyrës dhe  e kanë hedhur në një kasolle në  fashtin Rizomino, afër qytetit të Volosit.  Shkoj e shikoj dhe nuk e njihja se ata që e kishin vrarë dhe e kishin djegur fytyre . e marrim bashkë me policinë  Dhe me datë 12  e kemi varrosur në fshatin Rizomino ia kemi bërë varrimin . Por është i panjohur dhe ne nuk kemi asnjë adresë. Me të dëgjuar , flitet se ishte nga Burreli, ishte nje djalë i ri por nuk dihet me siguri. Në polici ndodhet një fotografi e pastër e viktimës.  Ishalla del ndonjë informacion për të ditur prindërit, që familjarët ta dinë e të kenë një varr ku ta qajnë".

Flamur Leme, dëshmitar

Detaje rrënqethëse dalin në dritë pas vrasjes së këtij shqiptari, nga ky dëshmitar i cili ka treguar për emisionin e gazetares Odeta Dume që trupi i pajetë i shqiptarit, pas ngjarjes  së rëndë të ndodhur në  vitin 1993, sot e kësaj dite prehet në Greqi ndërsa familjarët nuk dinë asgjë për rrjedhën e fatit të tij.

Ai kërkon ndihmë për të identifikuar këtë shqiptar që e kanë vrarë dhe më pas e kanë djegur për ta varrosur më pas në fshatin Volus të Greqisë.