Filmat dhe këngët romantike arrijnë gjithnjë të prekin njerëzit në 'pikat e dobëta', pasi kush është ai që nuk dashuron apo nuk e pëlqen dashurinë?!

Këtë mesa duket e ka patur shumë të qartë dhe ideatori i kësaj reklame, që ka prekur e përlotur të gjithë romantikët që e kanë parë.

Reklama që në fakt duket si një film me metrazh të shkurtër që trajton temën e dashurisë në një çift, nga njohja e deri në martesë, në thelb synon të reklamojë një çamçakëz.

Nuk duhet ta humbisni, gjasat janë që edhe ju të bini në dashuri me dashurinë.