Dalin detajet tronditëse, si e hodhi nëna foshnjën në lumin Kir

Dalin detajet tronditëse, si e hodhi nëna foshnjën në lumin Kir

Lumi Kir

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në Shkodër, ku nëna hodhi në lumë foshnjën e porsalindur. Kërkimet për trupin e foshnjës në Lumin Kir nisën pas denoncimit të murgeshave, së cilave nëna 32-vjeçare u kishte rrëfyer se kishte hedhur foshnjën në lumë.

Mësohet se fëmija i porsalindur u gjet i mbështjellë me batanije brenda një qese plastmasi, gryka e së cilës ishte mbyllur me tel. Në vendin ku u gjet i pajetë foshnja, policia gjeti dhe dy receta mjekësore të 32-vjeçares, biberon dhe medikamente.

32-vjeçarja, emrin e së cilës Report Tv ka zgjedhur të mos e publikojë, është lënë në burg dhe do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.  Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Golem më 4 janar. 32-vjeçarja e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem, ndërsa fëmijës nuk i kishte deklaruar atësinë.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa O.G doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023. Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjën në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjën.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm