Pas sulmeve të vazhdueshme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj Policisë, efektivët në ambientet e jashtme të ‘Operas’ në Sheshin Skënderbej në Tiranë kanë tentuar të shoqërojnë një të mitur, por nuk ia kanë dalë.

Ishin disa qytetarë, kryesisht gra, që nuk lejuan efektivët që të shoqëronin të miturin. Njëra prej grave i bërtet efektivit dhe i bën thirrje që të largohet.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit marshim në Tiranë, rinisin me ‘breshërinë’ e fishekzjarrëve dhe molotovëve ndaj policisë! Shpërndahen nga uji e gazi lotsjellës! 5 të arrestuar për sulmet te Gjykata e Apelit