Pak ditë pasi agjenti i tij shprehu qartësisht se Hysaj do të qëndrojë te Napoli situate ka ndryshuar sërish. Ka qenë po vetë agjenti që sot ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar mund të transferohet në ‘La Liga’.
Për 25-vjeçarin është e interesuar Valnecia, pasi titullari që luan në rolin e shqiptarit, Cristiano Piccini, ka lënduar keq gjurin dhe pritet të mungojë për një periudhë shumë të gjatë.
‘Sky Sport’ shkon më tej duke sqaruar se sonte me shumë mundësi do të ketë një marrëveshje mes Napolit dhe Valencia-s dhe si rrjedhojë Hysaj shumë shpejt mund të udhëtojë në Spanjë.
Më herët për Hysajn ka qenë e interesuar Atletico Madrid, por edhe Roma, por asnjëra prej këtyre klubeve nuk ka mundur të mbyllë transferimin.