Madridi dhe Valencia janë dy rajonet e Spanjës ku është shënuar pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kësaj të diele. Deri në orën 18:00, në rajonin e kryeqytetit spanjoll kishin votuar 72,7% e zgjedhësve, ndërsa në Valencia 71,2%. Sipas El Pais, pjesëmarrja ka kaluar 70% edhe në tre rajone të tjera, Kantabria, La Rioja dhe Kastija-La Mancha. Në Katalonjë kanë votuar 66,6% e zgjedhësve, ndërsa në Ishujt Kanarie pjesëmarrja ka qenë më e ulët, me 57,6%. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja në Madrid është rritur me 19 pikë përqindjeje.


Lajmi kryesor:

Spanja drejt mbylljes së votimeve/ Pjesëmarrje rekord prej 68,2% deri në orën 18:00, Madridi dhe Valencia kryesojnë! Sanchez: Mobilizim historik