E konfirmon Barcelona, Lewandowski humbet 'El Clasicon' kundër Real Madridit

E konfirmon Barcelona, Lewandowski humbet 'El Clasicon' kundër Real Madridit

Robert Lewandowski

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshjen e parë të Copa Del Rey kundër Real Madridit më 3 mars në "Santiago Bernabeu". Sulmuesi polak ka shijuar një sezon të frytshëm me Barcelonën pasi ka shënuar 25 gola në 31 ndeshje. FC Barcelona konfirmoi dëmtimin e lojtarit në një deklaratë.

“Robert Lewandowski ka tendosur bicepsin e femurit në kofshën e majtë. Sulmuesi polak është i padisponueshëm derisa të zgjidhet problemi. Pas ndeshjes kundër Almerias, lojtarët e ekipit të parë në dispozicion kryen një seancë rikuperimi në "Qendrën Sportive", në të cilën morën pjesë edhe Julian Araujo, Lucas Roman dhe Txus Alba nga Barca Atletic dhe Alarcon nga skuadra e Barçës U19", thuhet në njoftim.

Me dëmtimin e fundit të Robert Lewandowskit, Xavi është mbërthyer në një dilemë pasi Barcelona tashmë është jashtë UEFA Europa League pas humbjes nga Manchester United me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Përveç Leëandoëskit, Barcelonës do t'i mungojë Pedri dhe Ousmane Dembele të cilët kanë mbetur jashtë fushës për shkak të lëndimit deri në mars.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League

VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League