Kombëtarja iraniane e futbollit nuk do marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës 2026, paçka se është e kualifikuar dhe u shortua në Grupin G së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.

Lajmin e ka dhënë ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donyamali. Në një intervistë për 'IribNews', Donyamali u tregua i qartë duke thënë se vendi i tij nuk mund të merrte pjesë në turneun që organizohet edhe në SHBA, duke iu referuar qeverisë amerikane 'si të korruptuar'.

Më 28 shkurt SHBA dhe Izraeli bombarduan Teheranin dhe pjesë të ndryshme të Iranit, duke bërë që Lideri Suprem i Republikës Islamike, Ayatollah Ali Khamenei të gjente vdekjen në rezidencën e tij në kryeqytet.

"Pasi kjo qeveri e korruptuar (SHBA) vrau udhëheqësin tonë, ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në Kupën e Botës", tha Ahmad Donyamali.

Ai gjithashtu denoncoi ato që ai i quajti "veprime të liga kundër Iranit", duke argumentuar se "në tetë ose nëntë muajt e fundit, na janë imponuar dy luftëra dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Për këtë arsye, ne nuk kemi absolutisht asnjë shans për të marrë pjesë".

Gjatë mbrëmjes së djeshme, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me këtë të fundit që ishte zotuar se kombëtarja dhe zyrtarët iranianë të futbollit 'ishin të mirëpritur në SHBA'. Vetëm pak orë pas kësaj deklarate vjen vendimi i Iranit për largimin nga faza finale e Kupës së Botës 2026, edhe pse të kualifikuar.

"U takova me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, për të diskutuar gjendjen e përgatitjeve për Kupën e Botës të FIFA-s, veçanërisht duke pasur parasysh entuziazmin në rritje me turneun që fillon vetëm pas 93 ditësh. Diskutuam gjithashtu situatën aktuale në Iran dhe faktin se ekipi iranian është kualifikuar për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Gjatë diskutimeve tona, presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është natyrshëm i mirëpritur të garojë në turne në Shtetet e Bashkuara", shkroi kreu i FIFA-s, Infantino.

Tanimë 'topi kalon nga ana e FIFA-s', që duhet të bindë Iranin të marrë pjesë, ose do e zëvendësojë me një tjetër kombëtare.

Sipas llogarive, do të ishte Iraku që do të kualifikohej për në Grupin G, me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin, kjo pasi irakenët ishin pas Iranit në kualifikueset e Lindjes së Mesme. Me këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zinin vendin e Irakut, aktualisht i përfshirë në play-off-in e Kupës së Botës 2026 kundër Bolivisë ose Surinamit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Irani zyrtarizoi 'divorcin' nga faza finale e Kupës së Botës 2026, mësohet shteti që do e zëvendësojë

1773234073_iran.jpeg

Ahmad Donyamali, ministri iranian i Sportit konfirmoi se kombëtarja e këtij vendi nuk do marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës 2026, e cila do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Diçka e tillë pritet të sjellë një lëvizje domino, me Irakun që do përfitonte një biletë për në fazën e grupeve.

Sipas llogarive, do të ishte Iraku që do të kualifikohej për në Grupin G, me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin. Me këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zinin vendin e Irakut, aktualisht i përfshirë në play-off kundër Bolivisë ose Surinamit.