Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Barcelona ka nisur të ndjekë me vëmendje zhvillimet rreth sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani (23 vjeç), i cili po spikat me paraqitjet e tij në Bundesligë me Hoffenheim dhe shihet si një investim premtues për të ardhmen e klubit katalanas.
Asllani, që ka treguar formë në rritje dhe pjekuri në lojën e tij, ka në kontratë një klauzolë lirimi që aktivizohet gjatë verës së ardhshme, një detaj që e bën atë një objektiv tërheqës për skuadrat që kërkojnë të përforcojnë repartin sulmues.
Sipas Sky, Barcelona është zyrtarisht e informuar për këtë klauzolë dhe po e monitoron situatën nga afër, pa bërë ende hapa konkretë drejt një marrëveshjeje.
Asllani: Barcelona është klubi im i ëndrrave
Në një intervistë të dhënë së fundmi për median gjermane, vetë sulmuesi dardan nuk e ka fshehur dashurinë e tij për klubin katalanas. “Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë Barcelona. Gjithmonë kam dashur të luaj aty”, ka deklaruar Asllani për Sport Bild.
Edhe pse negociata zyrtare ende nuk ka, fakti që Barcelona ka nisur monitorimin e tij tregon se 23-vjeçari mund të bëhet një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar.
??? EXCL | #Barcelona are monitoring Fisnik #Asllani, as the promising 23 y/o striker from Hoffenheim has a written release clause for next summer. Barcelona have been informed.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 16, 2025
A move to a European top club is fully planned, and his future club are expected to compete in the… pic.twitter.com/vaBC1tJaTP
Komente





