Kryeplaku i fshatit Zërvaskë e kujton Agim Beqirin si një njeri të përkushtuar ndaj punës, duke thënë se ai kishte shkuar një ditë më parë për të konstatuar defektin dhe ishte rikthyer sot për ta riparuar. Sipas tij, Beqiri punonte prej shumë vitesh në mirëmbajtjen e linjave të ndriçimit, ishte i rregullt dhe nuk hezitonte të dilte në punë edhe në ditët e pushimit.

“Ai ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ky punonte prej shumë kohësh në komunë, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë kishte probleme fshati, erdhi konstatoi problemin dhe erdhi sot për të rregulluar defektin. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq” tha kryeplaku i fshatit


Lajmi kryesor:

Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO)