Sipas një njoftimi të bërë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ku ka shprehur se presidenti Donald Trump po ja heq certifikatën e sigurisë së lartë ish- drejtorit të CIA-s të administratës Obama, John Brennan, një zë i hapur kritik ndaj presidentit.
Zoti Brennan kohët e fundit e ka shfrytëzuar statusin e tij të ish zyrtarit të lartë, që ka akses ndaj informacioneve tepër delikate, për të ngritur akuza të pabaza dhe shfrime të zemëruara në internet dhe televizion lidhur me adminsitartën aktuale.
Sarah Huckabee Sanders
Mirëpo, zoti Brennan ka qenë shumë kritik ndaj sjelljeve të zotit Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha krahas me presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë, si“asgjë më pak, se sa tradhëti”.
Më tej zëdhënësja Sanders tha se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të tjerë.
Bëhet e ditur nga burimet se në mesin e tyre janë: ish-drejtori i FBI-së James Comey; James Clapper, ish drejtori i zbulimit kombëtar; ish- drejtori i CIA-s Michael Hayden; ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice; si dhe Andreë McCabe, i cili shërbeu në postin e zëvendës drejtorit të FBI-së, deri kur u shkarkua në muajin mars.