Pas nëntë vitesh tifozët e Elbasanit do kenë mundësi që të shohin ekipin e tyre sërish në Superligë. Drejtuesit e AF Elbasanit kanë zgjedhur tanimë trajnerin e ri për në elitë, teksa disa ditë më parë konfirmuan se Nevil Dede nuk do jetë "timonieri" i ekipit paçka rinovimit.
Italiani Roberto Bordin do ulet në stolin e dy herë kampionëve të Shqipërisë dhe objektivi i vetëm është garimi në "Final 4". Me një CV të pasur, 59-vjeçari nuk ka dijeni për futbollin në Shqipëri paçka se më herët ka qenë trajner i Triestinës, Sheriff Tiraspol. Neftchi Baku dhe kombëtares së Moldavisë për 12 ndeshje.
Si ndihmës trajner Bordin ka qenë në ekipe si Vicenza, Bologna, Padova, Siena, Sassuolo, Cluj apo edhe Verona. Pritet që brenda javës ai të "zbarkojë" në Elbasan dhe të prezantohet nga drejtuesit.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që 59-vjeçari prek fushën e “Elbasan Arenës”, pasi në korrikun e 2017-ës, Bordin vinte si kundërshtar për të sfiduar Kukësin, asokohe si trajner i Sheriff Tiraspol. Në atë përballje Sheriffi i tij edhe pse u mund 2-1, mori kualifikimin për në fazën tjetër.
Kujtojmë se Superliga fillon më 18 gusht dhe sërish edicionin e ri skema që do përcaktojë fituesin do jetë ajo e "Final 4".
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29.1%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
29.4%
Vota total: 330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Plagosi me kaçavidë një 45-vjeçar, policia arreston autorin
27 Korrik, 13:02
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit
22 Korrik, 12:24
-
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
21 Korrik, 17:37
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Moti i pazakontë, reshje të dendura shiu në Dhërmi, Himarë dhe Borsh! Stuhi edhe në Elbasan
18 Korrik, 16:33
-
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)
18 Korrik, 13:34
-
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
18 Korrik, 13:06
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
Stuhi e fuqishme ere dhe shiu në Elbasan
17 Korrik, 18:53