E kryer/ Jasir Asani tregon lëvizjen në La Liga, pritet vetëm zyrtarizimi

E kryer/ Jasir Asani tregon lëvizjen në La Liga, pritet vetëm zyrtarizimi

Jasir Asani

Jasir Asani pritet të jetë sulmuesi i ri i Las Palmas në La Liga. Ylli i Kombëtares pritet që ditët e para të korrikut të udhëtojë për në Ishujt Canarie dhe të hedhë të zezën mbi të bardhë, teksa besohet se kontrata do jetë 2-vjeçare.

Vetë shkupjani ka postuar një foto në kanalet e komunikimit, teksa duket kohëmatësi dhe flamuri spanjoll, postim që pas minutash në rrjet u fshi, kjo për mos komplikuar kalimin.

Duket se klubi koreano-jugor, Guangju është bindur për të lënë të lirë 29-vjeçarin, që prej gjashtë muajsh "ishte burgosur" në tribunë. Vlera 1.5 milionë euro në treg nuk bindi klubin e Guangju, që kërkonte 4 milionë për të lënë të lirë Asanin, teksa gjashtë muaj nga fundi i kontratës duket se ka ulur pritshmëritë dhe ka pranuar largimin e Jasirit.

Postimi i J. Asanit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate