Zyrtare/ Sylvinho e la jashtë Euro 2024, Keidi Bare ndryshon ekip: Kështu vendosi Espanyol

Zyrtare/ Sylvinho e la jashtë Euro 2024, Keidi Bare ndryshon ekip: Kështu vendosi Espanyol

Keidi Bare

Mesfushori Keidi Bare nuk është më pjesë e Espanyol në Spanjë, duke u larguar pas katër sezonesh. Lajmi është konfirmuar nga fieraku, që shton se klubi nuk ia ka rinovuar kontratën. "Fatkeqësisht nuk do të vazhdoj me Espanyol, sepse kështu kanë vendosur", thotë Bare, që me Espanyol ia doli të rikthehet në La Liga, por nuk do jetë më pjesë e tyre në elitën e futbollit spanjoll.

26-vjeçari në sezonin e fundit luajti 39 ndeshje, ku dhuroi 3 asiste, ndërsa nuk provoi shijen e golit. Në postimin e bërë, Bare i falenderon të gjithë për mbështetjen, gjatë gjithë këtyre viteve.

“Lamtumirat janë zakonisht të hidhura, por unë do të përpiqem të mbaj gjërat e mira. Siç e dini tashmë shumë prej jush, për fat të keq nuk do të vazhdoj në Espanyol, sepse kjo është ajo që ata kanë vendosur.

Kanë qenë katër vite shumë intensive. Shumë momente të bukura, për shembull ky promovim i fundit, por edhe të tjera të komplikuara, si ato të përjetuara këtë sezon.

Largohem me kokën lart që e kam lënë skuadrën aty ku e meriton, në La Liga, por mbi të gjitha sepse kam dhënë gjithçka në çdo minutë që e kam mbrojtur këtë fanellë në fushë. Është mënyra ime për të kuptuar futbollin dhe shpresoj që ju të më mbani mend kështu, si një luftëtar që ka kthyer gjoksin për mburojën e Espanyolit.

Dua të falënderoj trajnerët dhe stafin teknik, shokët e skuadrës, punëtorët e klubit... Por mbi të gjitha, falenderoj tifozët që më bëni të ndihem kaq i dashur dhe të ndjej mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në çdo moment. Këtu keni një tifoz më shumë", shkruan Bare.

26-vjeçari u la jashtë listës së Kombëtares për në Euro 2024 nga trajneri Sylvinho, teksa e nisi karrierën te Apolonia U-19 për të vijuar më pas me Atletico Madrid deri në ekipin B, e më pas me Malaga e Espanyol. Pritet që Bare të gjejë ekipin e ri brenda një kohe të shkurtër, duke qenë një emër i afirmuar në La Liga.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin