Nga sot, edhe pse jo zyrtarisht, Milan mund të konsiderohet pronë e fondit amerikan të investimeve Redbirb. Pronari i kësaj kompanie, Garry Cardinale, ka ardhur këtë të martë në Milano dhe sipas të gjitha mediave prestigjioze në Itali ka firmosur marrëveshjen paraprake me fondin Elliot, që ka aksionet e klubit të Milanit që nga 2018.
Redbird ka blerë 70% të aksioneve të Milanit për shumën e 1.3 miliardë eurosh, duke mposhtur ofertën e bërë një muaj më parë nga kompania e Bahreinit ‘Investcorp’, që vendosi në pjatën e Singer 1.1 miliardë euro. Gjithsesi fondi Elliot do vijojë të jetë në pronësinë e Milanit me 30% të aksioneve, pasi pretendon se në të ardhmen klubi do të ketë një vlerë shumë më të lartë.
Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje ore ose maksimumi të mërkurën, ndërsa transferimi i aksioneve kërkon të paktën 2 muaj. Megjithatë Redbird thuhet se ka nisur nga puna, pasi më herët është takuar me drejtoin Maldini, i cili është në skandencë kontrate.
Redbird fillimisht kërkon konfirmimin e Maldinit, drejtorit sportiv Massara-s dhe administratorit ekzekutiv Gazidis. Fuqia e kompanisë së re që ka blerë Milanin fillimisht do tregohet me blindimin e Leaos dhe më pas me blerjet në merkato.
Redbird është fond amerikan që menaxhon rreth 6 miliardë dollarë kapital kryesisht në botën e sportit. Pritet që të vijojë strategjinë e Elliot me investime të qëndrueshme, profile me perspektivë të madhe dhe rritje graduale.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër
20 Dhjetor, 15:25
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor, 16:47
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor, 20:00
-
Festa e ditëlindjes kthehet në protestë, ultrasit e Milanit vërshëllejnë Ibrën! Thumb drejtuesve: Jeni të paaftë
16 Dhjetor, 12:36
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor, 22:43
-
'Krisje' te Milani, Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë
12 Dhjetor, 15:57
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor, 08:31
-
Juventus - Man. City dhe Dortmund - Barcelona, Champions League premton spektakël në mbrëmje! Milan dhe Arsenal në shtëpi
11 Dhjetor, 09:47
-
Serie A/ Milani bie në Bergamo! Atalanta e Gjimshitit e mposht 2-1
6 Dhjetor, 22:56
-
Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)
4 Dhjetor, 09:15
-
Sot dy ndeshje në Kupën e Italisë, Fonseca: Është një nga objektivat e Milanit
3 Dhjetor, 15:28
-
GOLAT/ Milani 'çmonton' 3-0 Empolin, Reijnders shkëlqen me dopietë! Ardian Ismajli luan si kapiten
30 Nëntor, 19:56