E kryer/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në 'San Siro'

E kryer/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në 'San Siro'

Santiago Gimenez

Thuajse e mbyllur. Milani ka gjetur akordin me Feyenoord dhe sulmuesi meksikan Santiago Gimenez do jetë afrimi më i ri i kuqezinjve, për një shifër që sipas medieve në Itali bashkë me bonuset kap vlerën e afro 40 milionë eurove.

Negociatat për të ishin thuajse raskapitëse, pasi Feyenoord nuk bindej me ofertat e para që ishin diçka më shumë se 20 milionë euro dhe një tarifë përfitimi nga rishitja.

Me Moratën që është rrugës për te Galatasaray, Camardan drejt Monzës dhe Okafor në treg, Ibrahimovic me grupin e drejtuesve kërkonin një profil të lartë që t'ia dhuronin Conceiçaos dhe emri i duhur ishte Gimenez.

Sulmuesi 23-vjeçar do jetë të diel në Milano ku pas testeve mjekësore pritet firma në kontratë dhe ora 18:00 e gjen në "San Siro" si spektator, ku nesër luhet derbi mes Milanit dhe Interit.

Gimenez këtë sezon ka zhvilluar 19 paraqitje me Feyenoord në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 16 gola, pesë prej të cilave në Champions League.

E veçantë për Gimenez, pasi në play-off e Champions League Milani ka përballë Feyenoord, me sulmuesin që do gjejë përballë ish-shokët e ekipit në mesin e shkurtit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Mars, 09:14

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në