E kuqja dhe e zeza/Qeramika ilire
e skenat homerike,erotike e teatrale

Ky është titulli më i fundit i librit të autorit dr. Magjistral Jani Koçillari, shkruar në gjuhën italiane dhe promovuar në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, në një audiencë elitare, me pjesmarjen e vetë autorit, dr.Janit, të atit të tij të mirë, z.Nesti Koçillari dhe të dhjetra arkeologëve dhe specialistëve të njohur, si përfaqsues të Institutit të Albanologjisë, katedrës së Arkeologjisë pranë Fakultetit Histori Filologji në Tiranë, specialistëve të antikitetit në Muzeun Historik Kombëtar, qytetarë dhe intelektualë nga troje të ndryshme shqipfolëse të vendit, etj. 
E kuqja dhe e zeza

Dhe, është mjaft impresionuese të shohësh me sytë e ndërgjegjes të kaluarën e vendit tënd, historinë, taulantët e shekullit të 5-3 p.k. në Ilirinë e poshtme. Libri “Qeramikat e kuqe në Shqipëri”, prodhimet dhe importet” është një pasqyrë besnike e punës kërkimore-shkencore dhe studimeve të shumë viteve të autorit Koçillari. I cili, në fjalën e tij, përtej emocioneve, paraqiti të 5 kapitujt e librit, shoqëruar dhe ilustruar me foto dhe video HD.

Në kapitullin e parë trajtohen QFK (Qeramikat me Figura të Kuqe) në brendësi të territorit të fiseve taulante e në mënyrë të veçantë qeramikat e Durrësit nga shek. 5 p.k. deri në shek 4 p.k. me 220 pjesë. Karakteristikë e qeramikave të Durrësit-Epidamnusit të lashtë, është ngjyra “OKËR E KUQE”, tipike e argjilës së pjekur të atij qyteti, punime dekoruese të banesave dhe shtëpive TOMBA dhe LUKSI.

Në katalogun e 1-rë, që titullohet AMFORE analizohet periudha nga vitet 480-460 p.k. marrë nga inventari I Muzeut Arkeologjik të Durrësit; gjithsejt 10 objekte të skeduara. Të cilat autori Koçillari I analizon dhe krahason edhe me kulturat e tjera të Mesdheut, qoftë italike dhe helene dhe, për çdo njerën prej tyre, jep mendimet e tij.

 Autori, dr.Koçillari përmend fazat, që ka kaluar kjo qeramikë nga influencat arkaike antike, deri tek AMFORAT  e mëdha dhe, nga imitacionet, deri tek BASORELIEFI.

E kuqja dhe e zeza

Në katalogun e dytë, që titullohet PELIKAI, autori, dr.Koçillari ka paraqitur 5 objekte me figurat mitologjike të Herkulit, Nikes, Dionisit, Ballos, si dhe mjaft skena të tjera të argëtimit në Epidamnus.

Në katalogun e tretë, emërtuar OINOCHOA, dr.Koçillari ka paraqitur llojet e veçanta të qeramikës së kuqe, prodhuar në Durrësin e lashtë dhe rrethinat. Kjo lloj qeramike, citon autori, janë gjetur rëndom në banesat e lashta ( nga gërmimet arkeologjike ) dhe enët e kuqe, me karakteristikë çyçat, janë përdorur për mbajtjen e verës dhe ushqimeve të tjera. Zbukurimet në poçet e verës dhe amforat e zbuluara dhe që, për fat, janë ende në gjendje shumë të mirë, paraqesin vajza me veshje të rralla të oborreve mbretërore, luftëtarë të armatosur, hyjni të lashta, etj.

Katalogu i 4-t mban titullin LEBETI NUCIALI – LEBETES GAMI. Në faqet e librit paraqiten vazo precioze, të gjetura kryesisht në varrezat femërore. Konstruksioni i tyre është një trup I vetëm në formë koni dhe sfere me dimensione të përgjysmuara, ose në miniaturë. Këtu, autori Koçillari, duke punuar edhe me fotografi, I ka përshkruar vazot njerën pas tjetrës, duke dhënë edhe shpjegimet përkatëse. Sot, citon dr.Koçillari, vazot e studjuara gjenden në kryesisht në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Muzeun Arkeologjik në Durrës.

Katalogu i i 5-të, I kapitullit të parë, titullohet IDRIE dhe prezantohet në formë VAZOLARE, për përdorime likuide, si ujët e pijshëm, vaj, parfume, etj. Sipas autorit, këto lloj vazosh, ku bëhet edhe diferenca, përveçse në Durrës dhe Fier ( Epidamnus dhe Apolonia ) janë gjetur edhe në Verona të Italisë.

Kapitulli I 2-të I librit “Qeramikat me Figura të Kuqe në Shqipëri” të dr.Magjistral Jani Koçillarit, flet mbi gjetjet në Apoloninë e lashtë, gjetje që, për nga ngjyrat, janë të ndryshme nga ato të Durrësit. Këtu autori ka vendosur dhe studiuar 15 objekte prodhimesh italikedhe ato locale – 208, që I takojnë periudhës së shek. 4-3 p.k. Në këtë rast arkeologu I ri shqiptar Koçillari flet edhe pëer eksperiencat e autorëve të ngjashëm, si Cabanes, Korkuti, Mano, si dhe ato të patriarkut të arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka.

Kapitulli i 3-të sjell për lexuesit zbulimet në trevat shqiptare, si në Amantia, Belsh, Klos, Përmet, Krujë, Mavrovë dhe, bashkë me to, autori paraqet edhe hartën e siteve arkeologjike në Shqipëri.

Kapitulli I 4-t: dr.Magjistral Koçillari na jep, që QFK shërben eëdhe për lidhjet e rrugëve tregtare e kulturore mes ilirëve, kryesisht taulantëve, dhe fqinjëve të tyre. Ai e cilëson deti9n Adriatik një urë shkëmbimi të popullit ilir me të tjerët. Këtu, analiza shkencore është e larmishme dhe e kthjellët nga ana shkencore, ku predominon arsyeja argumentuese, ballafaqimi i mendimit, që është edhe forca e këtij libri. Duke ju referuar 330 burimeve të literaturës së studjuesve vendas dhe të huaj në këtë fushë, dr.Koçillariështë hedhur edhe me prognoza mbi vazhdimin e zbulimit dhe studimit të QFK edhe në të ardhmen. Sepse, citon ai, thellësia e nëntokës sonë, kryesisht në qytetin e Durrësit, Apolonisë etj, është një thesar ende i pazbuluar e studjuar siç duhet.

Sipas referuesit të të 5 kapitujve të librit, atit të dr.Janit, z.Nesti Koçillari, mbështetur mbi 330 literatura studimore dhe shkencore në fushën e arkeologjisë, autori ka punuar në mënyrë individuale mbi tërë këtë volum të madh pune, në një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Bolonjës. E pashembullt, sipas referuesit, është edhe sakrifica sublime e autorit të librit QFK edhe në rrafshin financiar. I cili, pa asnjë mbështetje, ka punuar me vetmohim të lartë, nën sloganin “I shërbej Atdhuet”.

Libri QFK është një ambassador i mirë i arkeologjisë shqiptare në Itali. Sipas zotit Nesti Koçillari, memoria, ose kujtesa historike, kurrë nuk duhet të humbasë dhe libri I dr.magjistral Jani Koçillari, është një këmbanë e fortë, që shpërndan energji pozitive mbi të gjithë ata, që duan të mësojnë mbi historinë, identitetin dhe vlerat tona kombëtare.

Me interes, gjatë promovimit të librit QFK u prit edhe përshëndetja, që arkeologia e vjetër durrsake Hava Hidri përcolli për kolegun e saj dr.magjistral Jani Koçillari.

Në fund të takimit, autori dhuroi me autografë dy librat e tij më të fundit, foto dhe video HD, duke premtuar vazhdimin e punës së tij kërkomore-shkencore në fushën e arkeologjisë dhe rikthimin së shpejti mes miqve dhe qytetarëve të tij durrsakë, por edhe të gjithë atyre, që e duan Shqipërinë, “Të bukurën e dheut”. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë