Në një akt të dëshpëruar aktivisti bjellorus Stsiapan Latypau goditi veten në qafë me një stilolaps gjatë një seance gjyqësore të martën në Minsk dhe u dërgua me urgjencë në spital pa ndjenja, ku aktualisht ai gjendet në kome artificiale.
Sipas qendrës së të drejtave të njeriut Viasna, 41-vjeçari u përpoq të vetëvritej për të protestuar ndaj shtypjes, pas presionit të jashtëzakonshëm në paraburgim dhe kërcënimeve për të ndjekur penalisht të afërmit e tij.
Para se të godiste veten me thikë, Latypau i tha babait të tij në gjykatë se hetuesit kishin kërcënuar të hapnin çështje penale kundër familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij nëse ai nuk e shpallte veten fajtor.
Sipas Viasna, Latypau mbërriti në gjykatë me të nxira dhe Një këshilltar i lartë i lideres së opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya deklaroi se aktivisti është torturuar në paraburgim.
Duke reaguar ndaj sulmit që i bëri vetes Latypau, Tsikhanouskaya tha të martën: "Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi. Ne duhet ta ndalojmë atë menjëherë! Nuk ka pasur një ditë të vetme , që regjimi të mos ketë lënduar një personi të pafajshëm," shkroi liderja e opozitës në Twitter.
Latypau përballet me akuza për organizimin e eventeve që shkelin rendin publik, krijimin e simboleve të protestës, rezistencën ndaj policisë dhe veprave të tjera të pretenduara që mund të kenë një dënim me burg deri në 10 vjet.
Ai u arrestua në shtator të vitit të kaluar gjatë protestave masive kundër udhëheqësit autoritar të vendit, Alexandër Lukashenko, dhe është arrestuar që prej asaj kohe.
Protestat kundër Lukashenko filluan në gusht të vitit 2020 kur Lukashenko mori mandatin e tij të gjashtë si president në zgjedhje të konsideruara të manipuluara. Qeveria e Lukashenkos ka shtypur ashpër protestat pas zgjedhore, më e madhja prej të cilave kishte deri në 200,000 njerëz.
Që atëherë më shumë se 35,000 persona janë arrestuar që nga fillimi i demonstratave, me mijëra të rrahur, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
Incidenti i së martës në gjykatë vjen ndërsa regjimi i Lukashenkos ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar pasi ka detyruar të ulje në Minsk një fluturim të Ryanair, për ët arrestuar më pas një gazetar disident bjellorus dhe të dashurën e tij të cilët gjendeshin në bordin e aeroplanit që fluturonte nga Athina në drejtim të Vilnius.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane bëjnë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi devijimin e avionit të Bjellorusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndërkohë që Rusia ka siguruar mbështetje të për Lukashenkon.
Deri të martën, në Bjellorusi kishte 454 të burgosur politikë, mes të cilëve është edhe Latypau.
BREAKING! Belarus Political prisoner and activist Stsyapan Latypau testified about torture in prison and cut his throat in court during in the trial. He is in critical condition. In the video, police and medics carry Latypau out of the court building. pic.twitter.com/NKOsTtiHKc
— Franak Viačorka (@franakviacorka) June 1, 2021