E 'larë' në gjak dhe e bërë 'shoshë' nga plumbat, Report Tv siguron pamjet e 'Audi-it' luksoz ku u qëllua për vdekje biznesmeni në Laç

 

Report Tv ka siguruar pamje të automjetit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Sanxhak të Laçit biznesmeni Rakip Roli. Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip 'Audi Q7' me targa AA001PB është bërë 'shoshë' nga plumbat, ku sipas pamjeve duket se autorët kanë qëlluar përballë dhe nga krahu i djathtë i makinës. Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash. Po ashtu kudo shihen edhe njollat e gjakut.


Lajmi kryesor:

7 plumba biznesmenit në Laç, pak metra larg derës së shtëpisë! Audi luksoz i 55-vjeçarit bëhet 'shoshë'! 2 djemtë e tij të hetuar për trafik droge! Zbulohen autorët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë