E.League, kualifikim spektakolar i
B. M'gladbah, eliminohet Tottenham

E.League, kualifikim spektakolar i<br />B. M'gladbah, eliminohet Tottenham
Europa League njohu mbrëmjen e kësaj të enjte skuadrat e kualifikuara për në raundin e 1/8. 

Kualifikim spektakolar është ai i Borussia Monchengladbah ndaj Fiorentinës në shtëpinë e këtyre të fundit. 

Gjermanët jo vetëm kishin humbur ndeshjen e parë 0:1 në shtëpinë e tyre, por edhe në ndeshjen e kthimit u gjendën në disavantazhin e dy golave që në minutat e para të takimit.

Kaliniç dhe Borja shënuan në të '16 dhe '29, ndërsa gjermanët u përgjigjën në limitet e pjesës së parë me anë të Lars Stindl i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh.

Pjesa e dytë flet e gjitha për Borussia Monchengladbah të cilët arrijnë të barazojnë shifrat në minutën e '47 dhe është sërish Stindl ai që gjen sërish rrugën e rrjetës. 

Goli i përmbysjes për Borussian do të vinte vetëm 8 minuta më pas dhe është i përhershmi Lars Stindl i cili mposht për herë të tretë portierin Tatarusanu dhe i jep epërsinë gjermanëve. 

Minutat e tjera të lojës flasin për gjermanët të cilët i çojnë shifrat në 4:2 në minutën e 60 me anë të Christensen. Borussia Monchengladbah fiton me rezultatin e përgjithshëm 3:4 dhe kualifikohet për në 1/8 e Europa League. 

Ndërkohë, edhe Roma është kualifikuar, pavarësisht se ka humbur brenda në shtëpi 0:1 me Villareal. 

Spanjollët kishin humbur në shtëpi me rezultat 4-0.

Borre shënoi golin e vetëm në këtë takim kur po zhvillohej minuta e 16.

Në minutën e 81, Roma mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Rudiger u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edhe pse kishin fituar një javë më parë në Spanjë me rezultatin 1:0, Shakhtar Donetsk është surprizuar nga Celta Vigo në shtëpinë e tij. Spanjollët arritën të fitojnë në kohën e rregullt 1:0. Shtesat dy herë nga 15 minuta folën për miqtë të cilën gjetën edhe golin e dytë në minutën e 108, duke siguruar biletën për në 1/8. 

Ndërkohë, është eliminuar Tottenham pas barazimit 2:2 me Gent, pasi belgët kishin fituar ndeshjen e parë 1:0. Edhe për Zenit, aventura europiane përfundon në këtë fazë, pavarësisht nga fitorja 3:1 me Anderlecht. Rusët kishin humbur 2:0 ndeshjen e parë në Belgjikë. 

Rezultat tenistik regjistroi Lyon përballë holandezëve të Alkmar 7:1. Francezët kishin fituar edhe në transfertë me shifrat 4:1. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit