E masakruan me shufra hekuri, flet
për herë të parë drejtori i Burgjeve

E masakruan me shufra hekuri, flet<br />për herë të parë drejtori i Burgjeve
PRISHTINE-Drejtori i Burgjeve në Kosovë Sokol Zogaj ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga dy persona një ditë më parë pranë banesës së tij.
 
Asnjë fjalë nuk ia kanë thënë autorët, Zogajt në korridorin e ndërtesës ku banon, por vetëm e kanë tërhequr zvarrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në një pjesë të errët dhe të mbyllur të ndërtesës, shkruan sot Koha.
 
“Kam dalë në fund të shkallëve. Njëri më ka goditur me një shkop si të bejsbollit. Pastaj është ofruar edhe tjetri dhe më ka goditur disa herë”, ka thënë ai.
 
Zogaj ka marrë disa lëndime, por gjendja e përgjithshme e tij vlerësohet e mirë.
 
“Unë kam një shofer, i cili prej dy ditësh nuk ka qene për shkak të problemeve shëndetësore. Besoj që më kanë ndjekur dhe e kanë parë që po lëvizija vetëm duke me sulmuar”, ka thënë ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur