DURRËS- Policia ka shpallur në kërkim një person me iniciale P.K. pasi ka mashtrua një person tjetër duke i marrë një shumë parash se do t’i sillte nga Zvicra një makinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërkohë vijon puna për kapjen e tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. K., pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin M. Ll., duke pretenduar se kundrejt një shume parash, do t’i sillte nga Zvicra, një automjet", njofton policia.