Një grua është shpallur në kërkim pasi i ka grabitur në banesë 160 mijë lekë një 45-vjeçareje.

Policia njofton se shtetësja L. T., 45 vjeçe,  kallëzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.