Motra e Saimir Sulës, 31-vjeçarit shqiptar që vdiq në nejç spital në spital të Barcelonës në 20 maj të vitit 2020, pas shumë këmbënguljeve do të marrë zemrën e vëllait të saj. Ministria e Drejtësisë konfirmoi zyrtarisht se Spanja ka pranuar që ta kthejë zemrën e Sulës. Përmes një njoftimi për mediat, ministria thekson se pas një kalvari të gjatë çështja është përmbyllur me sukses. Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, më 25 maj 2023, u ka dërguar autoriteteve shqiptare një vendim ku iu kërkonte informacione mbi mënyrën e transferimit të zemrës në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë thotë se pasi janë shqyrtuar të gjitha mundësitë se si mund ta marrin zemrën, ka propozuar që organin ta tërheqin nga Barcelona më 12 korrik 2023, në prani të familjarëve të Sulës, si edhe të përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës. Tani, nuk pritet gjë tjetër veçse marrja e lejes nga shteet ku do të kalojë automjeti që do marrë zemrën e Sulës dhe shumë shpejt ajo do të mbërrijë në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në maj 2020, Saimir Sula, shkoi në spitalin del Mar në Barcelonë për një test PCR pasi kishte temperaturë, por nuk doli i gjallë më prej aty. Kur trupi i tij u riatdhesua, ekspertët e mjekësisë ligjore në Tiranë bënë zbulimin befasues se Saimirit i mungonte zemra. Familjarët e të riut paraqitën denoncim në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh.

Pas tre vitesh padi dhe letra mes autoriteteve spanjolle dhe shqiptare, tashmë të dy vendet duket se po finalizojnë transferimin e organit. Por motra e të riut, Majlinda Sula, ka kërkuar një test ADN-je në Spanjë për tu siguruar se zemra është e vëllait të saj, kërkesë që i është refuzuar. Ajo ka protestuar vazhdimisht në Tiranë, Spanjë dhe para institucioneve të BE në Belgjikë, duke kërkuar hetimin e rastit.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë

Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale, duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle. Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri, dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyre të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.

Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbreterisë së Spanjës, Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqesuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çeshtjes për të zhvilluar takim në Barcelone me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombetare, dhe Prokurorë e çështjes. Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokuroi spanjoll i vuri nëdispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.

Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e percolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procese, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.

Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti

Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor, përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes, 2 oficerë të policisë gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.

Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit.