E mbani mend Bojan Krkiç? Ish-
talenti i Barcelonës shkon te Mainz

E mbani mend Bojan Krkiç? Ish-<br />talenti i Barcelonës shkon te Mainz
Bojan Krkiç, ish-talenti i Barcelonës, ka lënë Ajaxin e Amsterdamit për të firmosur për një ekip të Bundesligës gjermane.
 
Mainz 05 është "shtëpia" e re Krkiç, prezantimi i të cilit u bë sot.
 
Ai zëvendëson Yunus Malli te ekipi i "karnavaleve" i cili firmosi për Wolfsburg pas një marrëveshje mes dy ekipeve kundrejt ofertës 12.5 milionë euro nga ana e "ujqërve".
 
Drejtuesit e Mainz shpresojnë që eksperienca e 26-vjeçarit Bojan Krkiç t'i ndihmojë atë në arritjen e objektivave të sezonit, pavarësisht se vitet e fundit forma futbollistike e Krkiç ka ardhur në rënie.

Bojan Krkiç shkëlqeu te Barcelona në fillimet e karrierës së tij. Me katalanasit ai siguroi dy tituj të Champions League, tre kampionate spanjolle dhe Kupën e Mbretit.
 
Pas Barcelonës ai u aktivizua me Milanin, Stoke City dhe Ajaxin e Amsterdamit. Mainz 05 është ekipi i 5 që Bojan ndërron në pesë vite. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos