TIRANË- Qendra rezidenciale në librin e historisë së klasës së katërt, që ishte përdorur si foto ilustruese për fshatin nuk do të jetë më. Nga viti i ardhshëm shkollor, vogëlushët që do të ulen në bankat e shkollës tashmë do të kenë në tekst foton e një fshati real.
Pas skandalit, ku qendra rezidenciale e të pasurve në periferi të Tiranës, ishte përdorur për të përshkruar fshatin në librin e historisë, kryeministri Edi Rama bën me dije se gabimet në tekstet shkollore janë korrigjuar.
Teksa ka publikuar disa foto ku tregohen gabimet e korrigjuara në disa prej teksteve, Rama thotë se kjo punë u arrit falë një grupi ekspertësh dhe mësuesish që u ngritën për të rregulluar këto gabime.
“Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira. Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, ç’ka solli përmirësimet e duhura. Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor”, shkruan Rama.
Pas skandalit të publikuar në media në tetor të vitit 2021, ku qendra rezidenciale jepej në librin e historisë së klasës së katërt si foto ilustruese e fshatit, Ministria e Arsimit bëri me dije se kishte nisur verifikimi, ku më pas është bërë edhe rregullimi i tyre.
-
Elbasani ka qene dhe do te mbetet kryeqendra e arsimit. Ne kohen e diktatures Ministrine e Arsimit e ka pase drejtuar Thoma Deliana nga Elbasani kurse sot Ministrine e Arsimit po e drejton po nje bije Elbasani dhe kjo eshte zonja Evis Kushi.
Përgjigju -
Si gjithmone shpenzojme para nga dy here per cdo gje. Sa te pasur paskemi qene!
Përgjigju -
Keto ndryshime ne tekste me ngjallin shprese e besim per permiresimin e arsimit. Bravo zonja Kushi.
Përgjigju-
Elbasani ka qene dhe do te mbetet djepi i arsimit ne Shqiperi. Ne kohen e diktatures ministrine ee arsimit e ka drejtuar Thoma Deliana nga Elbasani kurse dot nje tjeter elbasanase e drejton Ministrine e Arsimit kjo eshte zonja Evis Kushi
-











Komente
Komento