Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi banesën e tij e kishte kthyer në bazë prostitucioni, ndërkohë që mbante të mbyllur aty edhe një 40-vjeçare të cilën e përdorte për ushtrim prostitucioni.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, në pranga ka rënë Namik Cukaj, 65 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.1, në rrugën "Shyqyri Ishmi", në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë M. C, 40 vjeçe, banuese në Durrës.
Nga hetimet e bëra deri tani nga ana e ekspertëve të policisë, rezulton se 40-vjeçarja shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga 65-vjeçari Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.
Cukaj i bënte presion dhe i çonte klientë 40-vjeçares në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë Lekë të rinj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com