Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u përzgjodh për të marrë çmimin Kim Bok-dong për Paqe për vitin 2019.
Ky çmim ndahet nga Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia, dhe nderon individët apo organizatat që punojnë për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.
"Vasfije Krasniqi Goodman është e angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me përdhunimet gjatë luftës ndërsa është edhe personi i parë që ka ndarë publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale, që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë", thuhet në njoftimin e Këshilli Korean për Drejtësi dhe Përkujtim të Çështjeve të Skllavërisë Seksuale Ushtarake.
Zonja Krasniqi - Goodman u përdhunua nga forcat serbe kur ishte 16 vjeçe. Që atëherë, thuhet në njoftim, ajo ka vazhduar angazhimin për vënien para drejtësisë të kryesve të kësaj vepre, ndërsa ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme duke përfshirë fjalimet publike, si në fushatën "Bëhu zëri im" përmes së cilës synohet ngritja e vetëdijesimit për këtë çështje.
Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë nëpër shumë konferenca e simpoziume ndërkombëtare, ajo ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.
Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Thuhet se numri i tyre mund të jetë rreth 20 mijë, por numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi. VOA
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.6%
-
E Komitetit Olimpik
12.7%
-
E qeverisë
3.7%
Vota total: 7788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në masivin pyjor të Lekajt në Lushnjë, digjen 10 ha me shkurre dhe pisha! Vatrat ende aktive
13 Gusht, 08:32
-
Ernest Muçi drejt Premier League, Besiktas pret 19 milionë euro
13 Gusht, 08:31
-
Pamjet/ Rama njofton investimin elektro-energjetik me panele diellore në Lushnjë: Një gangrenë plehrash e shëruar, së shpejti park prodhimi energjie
13 Gusht, 08:14
-
Situata nga zjarret në vend, vijojnë digjen Parku Kombëtar i Tomorit dhe i Prespës! Në Selenicë vatrat vihet nën kontroll
13 Gusht, 07:53
-
Itali/ Shiste drogë në rrugët e Milanos, kapet me 115 gramë kokainë 20-vjeçari shqiptar. Dozat të fshehura në priza elektrike dhe sedile
13 Gusht, 07:50
-
Lufta/ Alarm për sulmin iranian ndaj Izraelit! Ushtria izraelite: Goditen godinat ushtarake në Liban! Media: Blinken sot në LIndjen e Mesme
13 Gusht, 07:44
-
Si në filma, shqiptari përndjekje ‘ferri’ 46-vjeçares italiane, e akuzonte si shkaktare që s’merrte dot lejen e qëndrimit! Policia e arreston, i terrorizoi dhe familjen
13 Gusht, 07:34
-
Greqia në luftë me flakët! Atika prej tre ditësh nën makthin e zjarrit! Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë
13 Gusht, 07:25
-
Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot
13 Gusht, 07:08
-
E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
12 Gusht, 23:02
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53
-
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici
12 Gusht, 22:52