E mbjellë në Berat/ Droga e kapur në Bari në 2016 në pronësi të Ilirjan Duçellarit, për aktivitetin në Itali fitonte 25 mijë euro! 250 € për kile për transportin e kokainës së 'rivalëve'

E mbjellë në Berat/ Droga e kapur në Bari në 2016 në pronësi të Ilirjan Duçellarit, për aktivitetin në Itali fitonte 25 mijë euro! 250 € për kile për transportin e kokainës së 'rivalëve'

Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti”, del se sipas dëshmitarit Mariglen Shusha lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 në Bari, Itali është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, i cili është ‘koka’ e grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020.

Kjo drogë ishte një pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa. Sipas dosjes për aktivitetin në Itali, Lani merrte 25 mijë euro dhe i ndante me Shushën.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të personave të tjerë shqiptarë që kryenin të njëjtin aktivitet, e për këtë shërbim merrte si pagese 250 € per kile të transportuar në Itali.

Pjesë nga dosja:

Bashkëpunëtori 1 i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar se lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 nga Barit është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, ishin pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa.
Lënda narkotike pasi mblidhej ruhej në shtëpi që ndodhej po në atë zonë ku banonin disa familjarë të tij të quajtur kushëri e nipat e Lanit, që kishte  bërë materialisht kultivimin ku më pas është përgatitur për ta trafikuar në Itali.

Nga ajo lëndë, një pjesë rreth një ton është transportuar në rrugë tokësore për tek një magazinë në zonën Pish-Poro të Vlores, e ngarkuar më pas në mjetin lundrues gomonen e drejtuar nga persona skafistë të të njëjtit grup kriminal dhe e "siguruar" nga prania Donial DROLLI nga vjedhjet e mundshme, kontrollet në breg apo në ujrat territoriale nga policia shqiptare, ku punonte vellai i tij i punonjës policie në degën e antidrogës në Doganën Vlorë.

Më pas, kjo lëndë narkotike është trafikuar në Itali në zonën e Torre a Mare-s (BA), ku i është sekuestruar nga DIA shtetasit Gaetano MONACELLI. Ky i fundit, si dhe bashkëpuntorët e tij italian, ndër të cilët edhe Umberto SERINI, ishin në varësi të urdhërave të shtetasit shqiptar, Ilirjan DUÇELLARI "Lani" e për aktivitetet e kryera në territorin Italian ai merrte 25.000 € dhe i ndanin mes tyre, të cilat ia jepte me para në dorë Mariglen SHUSHA.

Ndonjëherë, shtetasi Ilirjan DUÇELLARI, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, i jepte lëndë narkotike dhe jo lekë me të njëjtën vlerë të shumës së mësipërme. Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI "Lani", bënte nëpërmjet shtetasit Mariglen SHUSHA pagesën e shpenzimeve që kishin bërë anëtarët e grupit kriminal italian të lartpërmendur për ruajtjen e lëndës narkotike të trafikuar nga Shipëria, në lokalet në qytetin e Barit, për karburantin e nevojshëm për lundrim të personave skafistë mes dy vendeve, për marrjen me qira të furgonave të përdorur për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian, për nevojat e fletjes e të ngrënies së shtetasit Mariglen SHUSHA e të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, pjesëtar të të njëjtit grup kriminal, kur vinin në Bari në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, ka deklaruar se: "Ne vitin 2014 ai ka njohur shtetasin Ilirjan DUÇELLARI (ZAIMI) i thirrur edhe si "Lani", kur i është drejtuar atij për të gjetur "punë" e menjëherë është futur pjesëmarrës në grupin kriminal, me rolin si "shkarkues" e me pas me rolin e drejtuesit në varësi të "kreut", për operacionet e zbarkimit në Itali te lëndës narkotike të trafikuar nga Shqipëria.

Po me urdher te "Lani-t" ai ka bërë në Itali shpërndarjen e lëndës narkotike tek klientet e ndryshëm, si dhe mbledhjen e parave pas shitjes së lëndës narkotike.

Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të krimineleve të tjerë shqiptar, e për këtë shërbim merrte si pagese € 250 per kile të transportuar në Itali. Nga 2014 deri ne 2015 Duçellari kishte blerë nga trafikantë të tjerë shqiptar lëndën narkotike për ta transferuar ilegalishit në Itali, ne 2016 ama, kishte kultivuar vetë marijuanë ne dy plantacione që ishin në territore të ndryshme të Shqipërisë, njëra prej të cilave, në malin Tomorr në territorin e Prefekturës së Beratit, mes Çorovodës e Cepanit, nga të cilat kishte nxjerrë rreth 7-8 ton lënde narkotike.

Droga e sekuestruar në Torre a Mare (BA) me 17 dhjetor 2016, ishte e ketij plantacioni, ku ishte kultivuar me fara te blera në Hollandë nga Ilir GABA, i thirrur "Lilhosh" një bashkatdhetar i tij nga Lazarati (Shqipëri), pjesëtar i grupit, të cilit, në disa rrethana "Lani" i kishte dhënë € 30.000 lekë në dorë, për të blerë farat e marijuane. "Lilhosh" ishte ekspert i kultivimit të marijuanës, ishte ai "agronomi" i grupit kriminal e bënte normalisht prodhimin e lëndës narkotike. Nje here, Mariglen SHUSHA kishte qënë i pranishëm në dhënien e kësaj shume, lek në dorë, DUÇELLARIT "Lilhosh-it".

Nga aktet rezulton se Ilirjan DUÇELLARI"Lani", përveç se kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte edhe influencë tek policia shqiptare. Ndër këto, ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Çorovodës, të cilit i ishte drejtuar për të zgjidhur një problem me kultivimin e një plantacioni me lëndë narkotike, në të cilin bashkëpunonte edhe shtetasi Ilir GABA, i thirrur "Lilhosh". Për këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, ky grup kriminal kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë, e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal, Ilirjan DUCELLARI.

Episodi në dosje që tregon detajet për drogën e kapur në 2016 ne Itali, sa fitonte Ducellarit

Episodi në dosje që tregon detajet për drogën e kapur në 2016 ne Itali, sa fitonte Ducellarit


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja e ‘Shpirtit’/ Më shumë se 12 milionë euro fitime në 3 vite, koka e grupit 'Lani' me plantacione gjigante kanabisi në Skrapar! Emrat e 'të penduarve'


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)