VORË- Një 15-vjeçare ka denoncuar një 24-vjeçare se e ka mashtruar dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku mësohet se 15-vjeçarja ka deklaruar se 24-vjeçarja e ka çuar në banesën e saj dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale.

24-vjeçarja është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se  ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me një shtetase të mitur 15-vjeçare. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, shkruhet në njoftimin e policisë.