E mitura e jetimores letër Ramës
"Na rrihnin me hekur, ndihmë"

E mitura e jetimores letër Ramës<br />
Një lutje për ndihmë i është drejtuar Kryeministrit të vendit Edi Rama, nga një prej vajzave të jetimorës së Shkodrës, institucion që së fundmi u përfshi në një skandal seksual, teksa tre të mitura rezultoi se ishin përdhunuar.

Është 12 vjecarja, K. B që përmes një letre, të cilën nuk dihet nëse e ka shkuar vetë, i drejtohet Kryeministrit Edi Rama për ndihmë, por kjo kërkesë dhe dëshirë është ndaj kujdo që ka mundësi të bëj diçka për ndryshuar fatin e saj të trishtë. 

E mitura ndër të tjera shprehet se disa herë ka rënë pre e dhunës së fizike të fëmijëve të tjerë më të mëdhenj në moshë.

"I dashur Kryeministër, unë quhem K.B. Unë jam 12 vjeçe, T. është 11 vjeç dhe L është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera.

Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës” shkruan ajo.

Vajza e vogël shprehet se familja e saj nuk ka mundësi të ushqejë ndaj ka vendosur që të strehojë në jetimore

Shqiptarja,com siguron letrën e plotë

 "I dashur Kryeministër, unë quhem K.B Unë jam 12 vjeçe, T. është 11 vjeç dhe Laura është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj.

Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Shela më rrihte mua dhe vajzat e tjera.

Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Shela bënte fjalë të pista me të tjerët më të mëdhenj  dhe ajo më detyronte të bëja edhe unë fjalë të pista por unë nuk pranoja dhe haja dajakun e Shelës.

Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zyshë Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Shela më merrte  mua dhe më çonte në banjo për të bërë fjalë të pista dhe unë nuk pranoja dhe e kisha shumë frikë, prandaj nuk tregoja se kisha shumë frikë.

Mami na ka sjellë nga e keqja sepse s'ka shtëpi dhe është shumë e sëmurë por mami na thoshte që të duronim deri sa të  merrte shtëpinë por unë nuk duroj dot më, ju lutem shumë të na ndihmoni mamin sepse e kam shumë të sëmurë sepse nuk ka më fuqi për të dalë dhe për të lypur me vëllanë e vogël.

Kush është biznesmen të vendosë dorën në zemër, ju lutem nëse bëni ndonjë strehim  për mamin tim, ju lutem me gjithë shpirt dhe dhimbjen që na kanë shkaktuar Shela bashkë me çunat e mëdhenj.

Nëse ju nuk e ndihmoni dot mamin tim unë do të bëj ndonjë skandal të vras veten time sepse nuk duroj dot vuajtjet që kam ngrënë nga Shela. Unë me sytë  duke qarë e kam shkruar këtë letër, ju lutem ndihmojeni mamin tim, ju lutem.
Me respekt, me dhimbje dhe shumë dashuri, Kamela".

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë