‘E mori uji’/ Rrëfimi dramatik i 44-vjeçarit që hyri në det për të shpëtuar kushëririn, por rrezikoi të mbytej edhe vetë/ VD

Kishin ardhur nga Berati për të kaluar një ditë pushimi, por për pak ishte duke u kthyer në një tragjedi për dy kushërinj në Golem. Ne tentativë për të shpëtuar një 14-vjeçar që po mbytej, kushëriri i tij 44-vjeç shkoi për ta ndihmuar, por të dy mbetën të bllokuar mes dallgëve, ndërkohë që i shpëtoi një person i tretë, 14-vjeçarin Anduel Gllava dhe 44-vjeçarin. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momenteve dramatike kur tre personat janë mes dallgëve dhe kur 44-vjeçari del në breg të detit duke shpëtuar. Ai shprehet se u fut për të shpëtuar 14-vjeçarin, pasi e mori dallga.

Pushuesit: Qetësohu, qetësohu, se iku, iku, gjithçka mbaroi

44-vjeçari: A është i sigurt ai? (Për 14-vjeçarin)

Pushuesit: Po, po, rri se ia hodhët, iku, iku, kaq ishte

44-vjeçari: Unë shkova për ta ndihmuar o burrë, se e mori uji atë çunin e vogël

Pushuesit: E njeh?

44-vjeçari: Po, edhe ai nga Berati është

Pushuesit: Mos hyj në panik, se gjithçka, është në rregull, e nxori janë në rregull

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë