86-vjeçarja Kije Çela nga fshati Patin i Bashkisë së Klosit jeton e vetme, pasi bashkëshorti i ka vdekur rreth 40 vite më parë. Nga martesa e saj ajo nuk ka fëmijë, duke bërë që të jetojë e vetme që pas vdekjes së bashkëshortit rreth katër dekada. Kije Çela thotë se ato pak të afërm që ka e ndihmojnë e ndonjëherë edhe bashkëfshatarët, por gjendja e saj vijon të jetë si mos më keq, pasi nga pensioni prej 7 mijë lekësh, 5500 prej tyre duhet t’i blejë ilaçe çdo muaj.
"Kam 40 vjet e vetmuar. Tani kam mbetur se kam qenë me këmbë e me dorë deri para 20 vitesh. Nuk dal, me zor me shkop deri tek dera. Inshallah më ndihmojnë. Vijnë komshijtë. Më sjellin dru ose një shishe me ujë", thotë ajo.
86 vjeçarja Kije Çela, nuk kërkon televizor e as lavatriçe, por vitet e mbetura të jetës së saj t’i kalojë në një banesë të sigurt. Ajo na tregon se banesa është drejt rrënimit dhe se ka frikë që e zë brenda. Çatia e godinës është e dëmtuar e kur ka reshje shirash, i gjithë uji bie mbi të.
"Nuk dua të shkoj në tjetër vend. Tani janë duke u mërzit kur ju shkon një njeri i shëndoshë dy ose tre netë, jo të shkoje një njeri i sëmurë. Kërkoj të më rregullojnë shtëpinë jo gjë tjetër. Më shumë e kaloj shtrirë sepse nuk më mban kurrizi e koka. Nuk jam duke dashur televizor. Unë jam në hall se mos më zëre brenda. E shikon tavanin. I thash një burri ma rregullo, por nuk zuri", thotë e moshuara.
Për fat të keq banesa e Kije Çelës është e vetmuar nga banorët e tjerë, e ajo shpreh edhe një shqetësim, frikën nga sulmet e kafshëve të egra. E moshuara jeton me shpresën se dikush do të afrohet ta ndihmojë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre vite në tunel tek ish-fusha e aviacionit, familja rome në Vlorë kërkon strehim nga bashkia: Jemi njerëz dhe ne
2 Nëntor, 15:20
-
Ilir Meta: Rreth 80% e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme
20 Tetor, 11:15
-
Statistikat e varfërisë do analizohen për hartimin e politikave sociale
3 Shtator, 13:58
-
Punonjës social në banesë për të moshuarit e shtresat në nevojë
4 Korrik, 15:34
-
Memaliaj/ Jeta në skamje e nënës me dy fëmijë të vegjël! Ylemaja kërkon ndihmë: Jemi pa shtëpi e pa bukë, lypim në rrugë
15 Qershor, 14:56
-
'Shokët nuk më thonë që jam i varfër!' Kevini, 11-vjeçari me 10-ta që punon të ndihmojë prindërit
13 Prill, 15:51
-
576 mijë shqiptarë në rrezik varfërie, rreth 20.6% e popullsisë së vendit! INSTAT: I varfër konsiderohet kush merr më pak se 35 mijë lekë në muaj
1 Mars, 18:33
-
Familja nga Çorovoda me 2 fëmijë autikë në qiell të hapur! Kryefamiljari apel për ndihmë: Vajza e sëmurë, i hoqën pensionin e invaliditetit
10 Shkurt, 16:22
-
Tepelenë/ Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë
26 Dhjetor 2023, 17:17
-
Familja me 12 anëtarë në Maliq strehohet në ish-kazermën e ushtrisë! Apeli i gjyshes Lefterie Beqiri përmes Report Tv: Dua një shtëpi për nipat e mbesat
24 Dhjetor 2023, 15:40
-
Inflacioni i lartë i ushqimeve, pengesë për uljen e varfërisë! Shqipëria me nivelin më të lartë, pritet të zbresë në 23.9%
23 Tetor 2023, 17:38
-
Kujdeset fillikat për djalin e sëmurë, historia e 82-vjeçares që jeton në skamje me të birin në Patos! E moshura bën apel për ndihmë: Po na shembet shtëpia
24 Qershor 2023, 09:05
Ja sa te mbaroje vettingu se do te behet me mire...
PërgjigjuKa marre fund cdo gje ne kete vend.... Nuk e di nese ka femije kjo nene, nqs ka harram i qofte atyre femijeve....
PërgjigjuTURP I MADH PER SHTETIN,,, AJO TE STREHOHET NE AZILIN ME TE AFERT QE EDHE FAMILIARET TA VIZITOJNE,,....
Përgjigju