Në 5 vjetorin e viktimave të 21 janarit, e motra e njërit prej tyre, Hekuran Dedes teksa tregon se si e mori vesh lajmin për vdekjen e së vëllait, shpreson që sëpari zoti të vendosë drejtësi dhe më pas njerëzia siç ajo shprehet.
Ajo thotë për mikrofonin e Report Tv se, se lajmin për vrasjen e së vëllait, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, gjatë protestës së të majtës, e mori vesh pas disa orësh , pasi fëmijët nuk e kishin lënë të shikonte televizor.
"Nuk më tregonin, më fiknin televizorin fëmijët që të mos e shikoja. Kur vajti puna në dark e mora vesh. Fëmijët e kishin pare në televizor, është plagosur më thanë. Edhe kur shkuam tek shtëpia... ndodhi ajo që ndodhi," kujton e trishtuar e me lot në sy e motra e Hekuran Dedes.
Por ajo ndihet e pashpresë se një ditë drejtësia do të vihet në vend.
"Po me dasht zoti i madh, e vendos para zoti pastaj njerëzia. Me këtë kohë që ka ardhur , nuk po e dimë as vet se si do bëhet. Boll kërkojmë që të vendoset drejtësia. Fëmijët sot rriten jetima," tha ajo.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO