E motra nuk dogji mandatin/ Djali i Azem Hajdarit: Me Rudinën mënyra të ndryshme, qëllim i njëjtë

E motra nuk dogji mandatin/ Djali i Azem Hajdarit: Me Rudinën mënyra të ndryshme, qëllim i njëjtë

Djali i Azem hajdarit, Kiri Hajdari i cili ka qenë krah Bashës gjatë protestave të zhvilluara nga opozita, ka bërë thirrje për largimin e Edi Ramës në një kohë kur e motra doli kundër vendimit të liderit demokrat për të djegur mandatet.

Kiri Hajdari shkruan se do të jetë në krah të kreut të PD-së, dhe shton se edhe pse ai dhe e motra, Rudina kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi i tyre mbetet sërish i njëjtë.

Ai vijon duke thënë se si fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike nuk do i lëshojnë parimet dhe vlerat që i ati i ka brumosur duke shprehur besimin se vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

Postimi i plotë i Kiri Hajdarit:

Miq të dashur protestues

Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.
Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.

Ndihem krenar dhe plot shpres që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrezimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetem me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian.

Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD, kjo është kauzë për kombin.

Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël "mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare " pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opoziten, jashtë parlamentit.

Unë gjithmone do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku .

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e madhe për njerëzit, idealja për shoqeritë e lira, sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur per të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.

Postimi i plotë i Kiri Hajdarit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emiljano: 17/03/2019 14:57

    Menyra te ndryshe per te vetmin qellim>>>Pasurimi ne kurriz te popullit shqiptar sic kanw bere te gjithe politikanet per 29 vjet

    Përgjigju
  • Konjak: 17/03/2019 10:33

    As nje here s'kam tentuar te hyj ne te drejten e tjetrit per te zgjedhur menyren ,fomen se si do ta organizoje jeten e ty private ,cilido qofte .Miafton qe secili te respektoje maksimalisht shoqerine ne te ciln jeton . Partite jane organizime nga shoqeria ,qe me persosien tyre ,te marin besimin popullit dhe te krijojne pushtetin.Secili eshte i lire -nga vet natyra njerezore -te zgjedh ate dejtim politik qe i pelqen .Gjat rruges ka ngjarie plot ,te cilat ta ndrishojne dejtimin poitik ,dhe si rezultat zgjedh ate politke ku gjen vten .Mafton qe ,kudo qe levron jeten ,te ndashe me te tjeret dashuri ,rspekt ,vllazeri .Keshtu qe,dhe vellezerit Hajdari ,jane ne te drejten e tyre legjitime ,e marin ne kete shoqeri drejtimin politik qe deshirojn,majtas apo diathtas ,miafton qe ti sherbejne vetes dhe shoqerise ,me pasterti .Ju faleminderit .

    Përgjigju
  • FATMIRI: 16/03/2019 23:25

    KETA JAN FAMILJE SHK**DHYER JU LEPIJN BYTHEN ATYRE QE U VRAN TE JATIN KY I BIRI ESHTE KOMPLET LOQE NJE DROGAXHI

    Përgjigju
  • toni: 16/03/2019 22:40

    normal dhe baben te ndryshem e keni

    Përgjigju
  • Spicy: 16/03/2019 22:30

    As Kiri dhe as Rudina nuk e kane vendosmerine, intuiten politike dhe trimerine e te atit te tyre. Thone qe djali i vogel eshte ndoshta trashegimtari i cili mund te ec ne gjurmet e te atit te vet...kjo mbetet per tu pare gjithsesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja