Jo shumë larg Apolonisë, në fshatin Povelçë, ndodhet kisha e Shën e Premtes. Ajo është shpalluar Monument Kulture në vitin 1978 dhe prej asaj kohe asaj i ka munguar restaurimi.
Vitet dhe mungesa e mirëmbajtjes sollën rrënimin fizik të saj. Por tashmë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka marrë vendimin për restaurimin e kësaj kishe. Mësohet se shumë shpejt, specialistët e trashëgimisë kulturore do të nisin punën për restaurimin e objektit, kryesisht në cati.
Restaurimi i kishës Shën e Premtes shënon kështu një nga investimet e para të Bashkisë së Fierit në objektet trashëgimi kulturore me impakt në turizëm.

Kjo kishë i përket shekullit të 13-të, periudhës mesjetare dhe përbën një dëshmi historike të qytezës mesjetar të Spinarices, port lumor.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komente

